LAJMI I FUNDIT:

Fuqia e heshtjes dhe e injorimit

Fuqia e heshtjes dhe e injorimit

“Gjatë heshtjes mendimet vazhdojnë”
“Heshtja është flori”

Komunikimi mes njerëzve realizohet në forma të ndryshme. Heshtja dhe injorimi janë mënyra të komunikimit mes njerëzve. Këto mund të bartin mesazhe mjaft të fuqishme.

Besnik Kadriu
Psikolog klinik/Psikoterapeut


Heshtja si mënyrë komunikimi jo verbal ka funksionuar çdo herë krahas formave tjera komunikuese. Tek individ të ndryshëm ka dhënë mesazhe të ndryshme.

Meqenëse heshtja nuk përmban fjalë apo thënë ndryshe nuk ka kuptim specifik ajo mund të marrë konotacione të ndryshme varësisht nga faktorët situacional kur heshtja përdoret si mjet komunikimi, duke marrë në konsideratë edhe shumë faktor tjerë siç janë, personaliteti i individit, faktorët transkultural, religjioni etj…

Prandaj mund të themi se përmes heshtjes ne mund të bartim një apo më shumë mesazhe, si dhe mund të bartim mesazhin e mos gatishmërisë tonë për të komunikuar.

Sipas studimeve, heshtja mund t’i ofroj komunikimit ndërpersonal rreth pesë funksione:

1. Përpikëria dhe vlerësimi
2. Vlerësimi
3. Zbulimi
4. Shprehje e emocionit
5. Aktiviteti mendor

Në proceset trajtuese psikologjike dhe psikoterapeutike me pacient heshtja merr karakterin e teknikes terapeutike.

Përmes heshtjes pacientit i krijohet hapësirë për të komunikuar në forma tjera, hapësirë për menaxhimin e emocioneve në rastet kur seanca kalon nëpër situatë të rënduar emocionale, për t’i dhënë kohë për përpunimin e informatave pacientit, që shpesh mund ta kenë të nevojshme një gjë të tillë.

Gjithsesi edhe pacienti që hesht, ai në ketë mënyrë tek ne e bart një mesazh. Në situata të tilla duhet t’i marrim në konsideratë specifikat me qëllim që të mund të marrim mesazhin në mënyrë sa më të saktë, çka do të kontribuonte në mbarëvajtjen e trajtimit.

Përveç që përdoret si teknik në psikoterapi ajo mund të përdoret edhe në jetën e përditshme në raportet ndërpersonale, nëse dikush na zemëron ose na inatos, ne përmes heshtjes arrijmë të menaxhojmë reagimin jo adekuat ndaj zemërimit dhe inatit duke i dhënë kohë vetës për përpunimin kognitiv të situatës.

Ndërsa injorimi përbën një qasje komunikimi që përmban mesazhe të cilat nuk krijojnë komoditet mes palëve/personave që komunikojnë. Mesazhet injoruese mund të komunikohen në mënyrë verbale dhe jo verbale, mund të jenë të vetëdijshme apo të pa vetëdijshme.

Në sistemin e vlerave që ne jetojmë është vështirë të takosh ndonjë njeri i cili nuk ka përjetuar një qasje të tillë.

Një prej qëllimeve të para që mund ta bëjë një person të injoroj lidhet me ruajtjen e egos personale. Sepse këtë nivel komunikimi e sheh si mënyrë të përshtatshme t’i plotësuar pamjaftueshmëritë e personalitetit të tij. Injorimi kategorizohet në mesin e komunikimeve që lëndojnë.

Kurse sa i përket personit të injoruar edhe këtu kemi të gërshetuar një varg faktorësh tjerë që ndikojnë në atë se si do ta përjetoj në aspektin psikologjik personi i cili injorohet. Këtu mund të numërojmë: strukturën e personalitetit, faktorët transkulturor, rëndësinë që ka për personin fusha jetësore ku ai injorohet, marrëdhënia që palët kanë mes vete, etj…

Në proceset trajtuese psikologjike dhe psikoterapeutike injorimi gjënë aplikim në disa qasje trajtuese nga profesionistët e shëndetit mendor në veçanti në psikoterapinë e njohjes dhe sjelljes, psikoterapinë pozitive, kur bëhet fjalë për trajtimin e fobive të ndryshme, por mund të përdoret edhe në qasjet tjera gjatë punës me pacientë.

Injorimi pa përdorim të gjerë në procesin e edukativo-arsimor psh; mësimdhënësi injoron sjelljen negative të nxënësit për t’i dhënë hapësirë nxënësit që pa u gjykuar të arrij ta kuptojë vetë sjelljen e pa përshtatshme dhe kjo i mundëson të reduktojë sjelljet negative dhe të përforcojë sjelljet pozitive.

Ngjashëm mund të përdoret edhe në raportet ndërpersonale si në kolegtive, në raportet në çift etj…

Si heshtja ashtu edhe injorimi mund të kenë efekte mjaft të fuqishme në jetën e njeriut. Njëherazi nga të dyja këto mund të nxjerrim efekte pozitive nëse i aplikojmë me profesionalizëm në punën me klient dhe në jetën e përditshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori