LAJMI I FUNDIT:

Fundoset një anije në Nigeri – raportohet për të paktën 130 persona të zhdukur

Fundoset një anije në Nigeri – raportohet për të paktën 130 persona të zhdukur

Më shumë se 130 njerëz janë zhdukur në Nigeri pasi një anije u nda në dy pjesë si dhe u fundos, kanë deklaruar zyrtarët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shumica e udhëtarëve ishin gra dhe fëmijë që po udhëtonin nga Niger në shtetin Kebbi në Nigerinë veriperëndimore.


Dëshmitarët okularë për sa i përket rastit në fjalë thonë se më shumë se 160 njerëz ishin në anije dhe vetëm 22 persona janë shpëtuar.

Autoritetet lokale kanë thënë për BBC se zhytësit dhe punëtorët e urgjencës po përpiqen të shpëtojnë të tjerët. Sidoqoftë, sipas raportimeve, gjasat janë të rralla që të gjenden shumë të mbijetuar.

“Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar por janë gjetur vetëm 22 të mbijetuar dhe një trup i pajetë”, tha Abdullahi Buhari Wara, kreu administrativ i rrethit Ngaski.

“Kemi të bëjmë me rreth 140 pasagjerë të zhdukur”, ka shtuar ai. /Telegrafi/