Vetëm edhe sot do të kemi diell dhe ditë të ngrohtë pranverore, edhe pse në mëngjes temperatura ka lëvizur prej 1 deri 8 gradë celsius, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Fundjava do të jetë e ftohtë dhe do të ketë reshje shiu, paralajmërojnë nga Enti Hidro-Meteorologjik i Maqedonisë.


Era do të mbizotërojë gjithashtu. Temperaturat të premten do të lëvizin nga 4 deri më 26 gradë celsius.

Të shtunën dhe të dielën temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 21 gradë celsius.

Do të ketë reshje shiu dhe erë të fortë edhe për festën e Pashkëve. /Telegrafi/