LAJMI I FUNDIT:

Fundet…Kombinimi i duhur i ngjyrave për këtë pranverë

Fundet…Kombinimi i duhur i ngjyrave për këtë pranverë

Nga të gjithë aksesorët në gardërobën e një femre, fundi është një nga elementët më klasikë dhe feminist të cilit mund t’i drejtohet. Ai mund të jetë i thjeshtë, i sofistikuar, serioz, seksi ose sportiv. Por, me kaq shumë lloje dhe modele ka gjithashtu shumë mundësi kombinimi dhe mënyra se si mund ta vishni.

Bëhuni gati të mbani ca shënime për të arritur kombinimet e duhura këtë periudhë.

Fundi i ngushtë i njohur si Pencil SkirtFundi i ngushtë i njohur si ‘Pencil Skirt’
Ka një formë klasike, arrin deri te mesi dhe është i gjatë deri mbi gju. Është një veshja e duhur për çdo femër biznesi. Kjo është një mënyrë shumë e mirë kombinimi gjithashtu.


Fundi xhinsFundi xhins
Veshjet xhins kanë bërë një rikthim të fuqishëm këtë periudhë. Ky model është pak më i thjeshtë dhe më sportiv. Duke qenë një material neutral, mund ta kombinoni me gjithçka.

Fundi në formë A-jeFundi në formë A-je
Është një model shumë pranveror, gjatësia e tij arrin deri mbi gju dhe vjen me një dizajn më të gjerë nga fundi. Kini parasysh që gjithmonë duhet të kombinoni ngjyrat e tij me bluzën ë vendosni të vishni.

Fundi me palaFundi me pala
Është ëndrra e çdo vajze. Është i bukur, i thjeshtë, voluminoz dhe i përshtatshëm për çdo eveniment.

Fundi me gjatësi mesatareFundi me gjatësi mesatare
Është i përshtatshëm sidomos për femrat që veshin këpucë me takë të lartë. Tregon format sepse është i ngushtë dhe gjithashtu vjen pak si me pala në pjesën fundore.

Fundi me rrjetëFundi me rrjetë
Është njësoj si fundi i një princeshe, por pak më modern. Është tmerrësisht shumë i rehatshëm, i thjeshtë dhe është shumë e lehtë të gjesh kombinimin e duhur për të. Është perfekt për pranverën e këtj viti.

Fundi i gjatëFundi i gjatë
Mund të mendoni se fundet e gjatë kanë dalë nga moda, por në të vërtetë ata mund të jenë shumë të përshtatshëm për këtë sezon, nëse i kombinoni siç duhet. Stili bohemian i tij iu jep mundësinë që të keni një pamje më chic.

Fundi i gjatë me vijaFundi i gjatë me vija
Vitin e kaluar ishte veshja e preferuar e shumë vajzave, por edhe këtë vit mund të tërhiqni vëmendjen kudo që shkoni. Vazhdon të mbetet miku i preferuar i një femre. Është një veshje perfekte për një takim me shoqërinë në natyrë.

Fundi i gjatë me rrathëFundi i gjatë me rrathë
Nuk është një veshje që mund të vishni çdo ditë, por është një kombinim shumë i mirë për një rast të veçantë. Është i gjatë, voluminoz dhe thjesht mahnitës.

Në trend Femra

Më shumë
Mënyrat më të mira për të çlodhur dhimbjen e këmbëve nga takat

Mënyrat më të mira për të çlodhur dhimbjen e këmbëve nga takat

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
A janë vajrat esencialë vërtet të dëmshëm për lëkurën tonë? Ekspertët zbulojnë të vërtetën

A janë vajrat esencialë vërtet të dëmshëm për lëkurën tonë? Ekspertët zbulojnë të vërtetën

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Amal dhe George Clooney kanë mënyrën më të çuditshme për të rritur fëmijët e tyre

Amal dhe George Clooney kanë mënyrën më të çuditshme për të rritur fëmijët e tyre

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Kalo në kategori