Ilir Berisha ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”, që mbështete nga Golden Eagle dhe Air Munich.

Berisha ndau rrëfimin e plotë të karrierës së tij, ndër to edhe si pranoi ftesën nga Shqipëria e Gianni de Biasit.


“E mbaj mend që u pat dal një shkrim që fokusi është tek një qendër-mbrojtës në Skandinavi – nuk ishim shumë”, rrëfen Berisha në “Arena e Yjeve”.

“E mbaj mend që ka qenë Loret Sadiku dhe ne që kemi qenë bash qendër-mbrojtësa”.

“Kisha kontakte me Loretin, besa edhe me ty Romak (gazetari Betim Zeqiri) – ti i dishe do gjëra më shumë se ne...”, rrëfen ish-futbollisti kosovar.

Emisioni transmetohet të shtunën në orën 17:10 në RTV Dukagjini dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. /Telegrafi/

telegrafi sport app