Momente të ndryshme e mjaft të veçanta e kanë shoqëruar spektaklin e radhës të Ferma VIP 3.

Këtë herë në qendër të vëmendjes ishte fermerja Mimoza Ahmeti dhe opinionisti Ermali Mamaqi.


Gjatë një bisede, Mimoza komentoi situatën e krijuar rreth Akilit, duke theksuar se e gjithë dinamika po zmadhohet më shumë se ç'duhet, ndërsa sipas saj, ai arriti të marrë vëmendjen kryesore në emision.

Foto: YouTube

Nga ana tjetër, Ermali jo vetëm që ra dakord, por shkoi edhe më tej, duke bërë një deklaratë surprizuese, sugjeroi që gara të mbyllej që tani dhe fituese të shpallej Mimoza.

Por kulmi i bisedës erdhi kur Ermali zbuloi se kishte diskutuar edhe me Amin, duke i bërë një ftesë të pazakontë Mimozës që, pas përfundimit të fermës, të shkonte të jetonte me ta.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Mimoza: Situatën e Akilit po e bëjmë si gjë gjigante të madhe, por Akili, në fund të fundit, bëri një arritje, sepse gjysma e emisionit iku me Akilin.

Ermali: Padiskutim që po, Moza, dhe bravo i qoftë.

Mimoza: E arriti strategjinë dhe qëllimin.

Ermali: Moza, për mendimin tim, që sot unë them ta mbyllim fermën, ta fitojë Moza. Unë do bëj një deklaratë këtu, ditën e 3.

Mimoza: Na lër të luajmë, të jetojmë. Unë do e marr me qira edhe kur të mbyllet ferma.

Ermali: Moza, e kam bërë një diskutim me Amin dhe ti, kur të dalësh nga ferma, dua të vish të jetosh me ne.

Mimoza: Nuk e di, ajo që unë jetoj me një të çmendur dhe do të jetë problem për ju. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com