LAJMI I FUNDIT:

Ftesa e Kurtit për takim, Abdixhiku vendos sot për përgjigje në takimin me drejtuesit e partisë

Ftesa e Kurtit për takim, Abdixhiku vendos sot për përgjigje në takimin me drejtuesit e partisë

Ndonëse kanë kaluar më shumë se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, ende nuk kemi formim të institucioneve të reja.

Në kuadër të diskutimeve për formimin e tyre, kryetari i LVV-së, Albin Kurti si mandatar për krijimin e Qeverisë ka nisur me dërgimin e ftesave për partitë opozitare.

Kurti të dielën i ka dërguar një ftesë për takim konsultativ kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.


Në ftesën e dërguar, Kurti i ka kërkuar Abdixhikut që të takohen nesër më 9 prill në orën 15:00 ose të enjten më 10 prill në orën 09:00 ose 14:00.

Takime konsultative për krijimin e Qeverisë, Kurti i dërgon ftesë Abdixhikut
Lexo po ashtu Takime konsultative për krijimin e Qeverisë, Kurti i dërgon ftesë Abdixhikut

Por Abdixhiku ende nuk i është përgjigjur kësaj ftese. Ai madje sot do të ketë një takim me kryesinë e ngushtë të partisë për të diskutuar pikërisht për këtë çështje.

Telegrafi mëson se Abdixhiku ka ftuar në takim në orën 16:00 nënkryetarët e partisë Anton Quni, Lutfi Haziri, Doarsa Kica-Xhelili, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami dhe sekretarin e përgjithshëm Imri Ahmeti.

Temë e diskutimit të këtij takimi do të jetë pikërisht ftesa e Kurtit, dhe mbetet për t’u parë nëse Abdixhiku do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Kalo në kategori