LAJMI I FUNDIT:

FSSHK kërkon nga Qeveria e Kosovës t’i lejohet monitorimi i COVID-19 në Luginën e Preshevës

FSSHK kërkon nga Qeveria e Kosovës t’i lejohet monitorimi i COVID-19 në Luginën e Preshevës

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, pas lejimit të ardhjes së punëtorëve shëndetësorë nga Serbia për të monitoruar situatën me COVID-19 në komunat e banuara me serbë në Kosovë, kërkon që e njëjta gjë t’u lejohet punëtorëve shëndetësorë nga Kosova që t’u dalin në ndihmë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në një letër dërguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca dhe atij të Shëndetësisë Arben Vitia, FSSHK thotë se për një gjë të tillë janë ofruar vullnetarë duke u nisur nga vetë kryetari i kësaj federate Blerim Syla.


“Ne dëshirojmë të njoftohemi nga dora e parë se a janë testuar dhe si po menaxhohet situata atje. Po ashtu ofrojmë edhe ndihmën tonë profesionale, në koordinim të plotë me udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Ju lutemi që këtë vizitë të na e garantoni përmes komunikimit tuaj me Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë. Besojmë që kësaj radhe kërkesën tonë do ta trajtoni me seriozitet duke e ditur situatën e këtyre qytetarëve dhe nevojës së tyre për t’i qenë pranë dhe ofruar shërbime shëndetësore në këto rrethana”, thuhet në letër.

FSSHK kërkon që kjo çështje të mos politizohet, pasi qëllimi i vetëm i këtyre vizitave është solidarizimi dhe humaniteti i organizimit sindikal për qytetarët-pacientë potencialë në Luginë të Preshevës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori