LAJMI I FUNDIT:

FSShK e zhgënjyer me koeficientin, ka katër kërkesa për Qeverinë

FSShK e zhgënjyer me koeficientin, ka katër kërkesa për Qeverinë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), është shprehur e zhgënjyer me vlerën e koeficientit të pagave të miratuar nga Qeveria.

FSShK në një komunikatë për media të enjten, ka paraqitur katër kërkesa për ekzekutivin.

Kërkesa e parë është që me urgjencë të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale.


Kërkesa e dytë është që shtesa prej 60-euro e paraparë me Pakon e Ringjalljes Ekonomike pika 4.1. Mbështetje për Shëndetësinë të mbetet në fuqi deri në shpalljen e Pandemisë COVID-19 të mbyllur.

Kërkesa e tretë është miratimi i shujtës prej 60 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë duke përfshirë edhe stafin mbështetës.

Po ashtu, FSShK ka kërkuar nga ana e ekzekutivit të bëjë publike koeficientet për stafin mbështetës të punësuar në të gjitha nivelet shëndetësore.

“Në fund FSSHK mirëpret reflektim  nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me kërkesat e Këshillit Drejtues të FSSHK-së para ekzekutimit të pagave për muajin Shkurt”, thuhet në komunikatën për media.

Të gjitha këto konkluzione kanë dalë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të mbajtur të enjten nga Këshilli Drejtues i Federatës, ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte “Shqyrtimi i vlerës së koeficientit të miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në shumën prej 105 euro”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori