LAJMI I FUNDIT:

FSK përfundon trajnimin e grupit të dytë të ukrainasve për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

FSK përfundon trajnimin e grupit të dytë të ukrainasve për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Sot me datën 31 maj 2024 në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit” në Prizren është mbajtur ceremonia e përfundimit të trajnimit EOD Niveli 2 për grupin e dytë të Policisë Kombëtare dhe Shërbimit për Emergjenca të Ukrainës.

Ky grup është trajnuar për 6 javë në metodat e eliminimit të rreziqeve nga mjetet shpërthyese nga instruktorët e EUCOM dhe Kompanisë së Deminimit.

Në emër të Komandantit të FSK-së, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jasharit, Gjeneral Haziri uroi kursantët dhe instruktorët për përfundimin me sukses të kursit. Gjithashtu u theksua rëndësia e kontributit të FSK-së në trajnimin e forcave të sigurisë ukrainase në misionin fisnik të shpëtimit të jetëve njerëzore, duke e bartur përvojën e fituar gjatë largimit të mjeteve të pashpërthyera në Kosovë te personeli ukrainas.


FSK me kapacitetet e saj do të vazhdojë të japë mbështetjen bashkë me aleatët Amerikan për Ukrainën në trajnimin e personelit shtesë për punën në fushat e minuara dhe largimin e mjeteve shpërthyese në Ukrainë si dhe në fusha tjera relevante.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori