LAJMI I FUNDIT:

FSK hap konkurs për kadetë të rinj, do të studiojnë në Akademinë e Forcave Ajrore në SHBA

FSK hap konkurs për kadetë të rinj, do të studiojnë në Akademinë e Forcave Ajrore në SHBA
Foto: Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për studime, në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake-WEST POINT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook shkruan se studimet mbahen në gjuhën angleze dhe zgjasin katër vjet.


“Është e dëshirueshme që kandidati të ketë të përfunduar testin TOEFL dhe testin SAT. Kandidatët do të nominohen nga Ministria e Mbrojtjes si kandidatë konkurrent për studime. Kadetët pas përfundimit të shkollimit do të emërohen oficer në FSK, në kohëzgjatje minimale të obligueshme, prej gjashtë (6) viteve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës pa dallim kombi, race, dhe gjinie, të moshës 18-22 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori