Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të drejtuar nga Fadil Demaku, zëvendëskryetar, ministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, paraqiti raportin e vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai e informoi komisionin për takimet zyrtare, duke vlerësuar se një nga takimet kryesore ishte ai me shefin e Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneralin, Frank Grass.
Ai në këtë takim e kishte njoftuar gjeneralin Grass mbi mbarëvajtjen e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për hapat, përgatitjet që janë bërë si dhe për planet për zhvillimin e saj. Gjithashtu, Demolli informoi edhe për takimet e tij me shefin e Gardës Kombëtare të Aiovës, si dhe me gjeneralin, Timothy Orr.
Ndër temat kryesore në takime ishin ato të zhvillimit të FSK-së.
Demolli, ndërkaq, e njoftoi komisionin për vizionet kryesorë te Ministrisë së FSK-së si promovimin e stabilitetit në shtet dhe regjion, si dhe gatishmërinë e shtetit të Kosovës të punojë me të gjitha ministritë në regjion.
Në vijim ai i njoftoi edhe për ftesën që i ishte bërë FSK-së nga NATO për pjesëmarrjen në ushtrime të 20 kadetëve, si dhe për trajnimet e organizuara nga NATO për shtetet joanëtare.
Demolli theksoi edhe partneritetin e suksesshëm me Garden Nacionale të Aioves, dhe ndihmën e ndarë për vitin 2016 prej rreth 5 milionë dollarë nga SHBA-të për Ministrinë e FSK-së.
Si sukses të lartë, Demolli vlerësoi pranimin e dy kadetëve për shkollim në West Point.
Ndërkaq, e informoi komisionin edhe për procesin e transformimit të FSK-së në FAK, për Projektligjin e përgatitur dhe amendamentet. Ai theksoi se janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e Ministrisë së tij, duke pohuar se pritet vetëm vendimi politik. Gjithashtu, ai i përmendi parametrat e procesit të transformimit, si: periudha (rreth dhjete vite), rritja e personelit, buxheti që përcjell procesin e transformimit, infrastruktura dhe procesi i trajnimit.
Në fund, Demolli theksoi edhe vlerësimet nga ana e partnerëve amerikanë për bashkëpunimin shumë pozitiv, intensifikim të bashkëpunimit, dhe përkrahje nga ana e tyre në të gjitha proceset e Ministrisë së FSK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë