LAJMI I FUNDIT:

FSK demonstron shkathtësitë dhe arsenalin e armëve (Video)

FSK demonstron shkathtësitë dhe arsenalin e armëve (Video)

Në edicionin e së premtes emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar reportazhin me njësitë elite të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Emisioni i realizuar në bazën “Ushtarët e NATO-s” në Istog ka publikuar video nga trajnimet e FSK-së ku janë përdorur autoblindat dhe armët e zjarrit.


Në filmimet ekskluzive mund të shihet një rast i shkëmbimit të zjarrit ku FSK sulmohet nga një grup terrorist.

Sipas skenarit, një ushtar i FSK-së mbetet i plagosur, ndërsa dy terroristët goditen për vdekje nga armët gjermane të cilat i posedon FSK.

Reagimi i FSK-së është i koordinuar në detaje ku çdo lëvizje në terren e ushtarëve është e komanduar nga eprorët e terrenit.

Në një bazë të trashëguar nga KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës e ka të vendosur komandën e Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së.

Brigada me numrin më të madh të pjesëtarëve të FSK-së komandohet nga kolonel… Geci .

Kjo brigadë ka shënuar një varg suksesesh në paraqitjet brenda dhe jashtë vendit.