LAJMI I FUNDIT:

FSK demonstron profesionalizëm të lartë në ushtrimin me qitje operacionale

FSK demonstron profesionalizëm të lartë në ushtrimin me qitje operacionale

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së demonstroi profesionalizëm të lartë në ushtrimin fushor me qitje operacionale.

Mehaj ka thënë se në kuadër të planit të ushtrimeve të njësive të FSK-së, sot pjesëtarët e FSK-së nga Regjimenti i Parë, Kompania 1A kanë realizuar ushtrimin fushor me qitje operacionale (LFX), të mbajtur në Babaj të Bokës.


Ai ka thënë se ky ushtrim final me skenar “Kompania në sulm”, u demonstrua me profesionalizëm të lartë.

“Ushtrimi është realizuar në periudhën më se tri javore, ku gjatë kësaj periudhe është kryer qitje me municion real nga niveli ekip, skuadër, togë dhe kompani, duke përfshirë qitjen me të gjitha armët e këmbësorisë, kalibrat nga 5.56 mm deri në 40 mm”, ka shkruar Mehaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Më tej, ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës me punë e përkushtim të lartë në vazhdimësi është duke u avancuar në aspektin logjistik, operacional e profesional, me qëllimin për të përmbushur synimin kryesor, anëtarësimin në NATO, si Forcë që mund të kontribuoj në sigurinë e vendit dhe ruajtjen e paqes kudo që cenohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori