LAJMI I FUNDIT:

Fshatrat e izoluar nga bora, banorët prej 10 ditësh të bllokuar

Fshatrat e izoluar nga bora, banorët prej 10 ditësh të bllokuar

Dy fshatra në zonat e thella malore të Bashkisë së Bulqizës, Ternovë e Madhe dhe Ternovë e Vogël në Njësinë Administrative Zerqan, vijojnë të mbeten të izoluar prej më shumë se 10 ditësh, për shkak të bllokimit të rrugës nga reshjet e borës.

Segmenti prej 25 kilometrash që lidh këto fshatra me Bulqizën aktualisht rezulton të jetë totalisht i shkatërruar.

Banorët thonë se kanë kërkuar ndihmë tek Kryetari i Bashkisë, por ai nuk u ka premtuar hapjen e rrugës, pasi mungon investimi.

“Ka dhjetë ditë që ka rënë borë dhe nuk është hapur rruga e Ternovës. Sot kemi dalë me lopata të gjithë për të qarkulluar për në Bulqizë”, shprehet një banor.

“Problemi është se rruga është e pakalueshme edhe në kohën e verës kur nuk ka dëborë. Është totalisht e copëtuar”, thotë një tjetër banor.

“Kërkojmë një ndihmë nga qeveria se bashkia ndoshta nuk ka fonde. Me bashkinë i kemi konsumuar bisedimet. Nuk ka mundësi ta hapë”, thotë një banor.

“Në raste emergjence nuk kemi ku shkojmë, jemi të bllokuar”, shton një banor tjetër.

Ndërkohë edhe këshilltari i bashkisë, Abaz Mera, fajëson bashkinë për këtë situatë, pasi sipas tij fondet për mirëmbajtjen e kësaj rruge nuk mungojnë, por abuzohet me përdorimin e tyre.

Këshilltari Mera shprehet se janë edhe dy fshatra të tjerë të bllokuar në njësinë Administrative Shupenzë, fshati Gjuras dhe Bllace.

“Ne kemi 21 punëtorë që i paguajmë për në rrugë rurale. Por siç e patë vetë këtu nuk ka këmbë punëtori. Bëhet fjalë për një shumë lekësh 100 milionë lekë të vjetra. Kemi patur për të blerë dy fuoristrada, një kamion dhe 50 milionë lekë për fadromë”, shprehet Abaz Mera.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori