LAJMI I FUNDIT:

Fshati që jeton me turizëm dhe lavdinë e dikurshme

Fshati që jeton me turizëm dhe lavdinë e dikurshme

Andon Falo – djali i intelektualit të njohur dhe historianit voskopojar – Dhori Falo, është autor i ekspozitës “Rrëfej Voskopojën”. Duke iu referuar hulumtimeve të babait të tij, thotë se zanafilla e krijimit të Voskopojës duhet të ketë qënë nga viti 1300.

Falo thekson se fshati I tij arriti shkëlqimin me zhvillimin ekonomik e kulturor pas vitit 1700 me një popullsi nga 20-35 mijë banorë.


Duke nisur nga kisha e Shën Gjergjit, ndër të parat në këtë fshat me përmasat e një qyteti për kohën, u ngritën më pas rreth 24 tjera, manastiri i Shën Prodhromit, Akademia, shtypshkronja… Pa dyshim, tregtia dhe artizanet nga më të ndryshmet zhvillim të jashtëzakonshëm Voskopojës.

Fshati përmendet me dokumente për inisiatica të shumta bamirësie dhe akte filantropie në vlera të mëdha financiare.

Voskopojës i erdhi shkatërrimi tri herë. Nga migrimi i voskopojarëve sa në Korçë, Rumani, SHBA e gjetkë, me braktisjen ndodhi tkurrja pothuajse në fshat.

Andon Falo e pohon se Voskopojës i është rikthyer një pjesë e shkëlqimit të vjetër, por është i vetëdijshëm se nuk mund të arrihet lavdia e parë e saj edhe për shkak të rrethanave të reja që janë krijuar. /Vizion Plus/