LAJMI I FUNDIT:

Fshati nën ujë: Vërshimet rrotulluan veturat dhe mbushën shtëpitë me ujëra të papastra, derisa meteorologët paralajmërojnë për më shumë reshje shiu

Fshati nën ujë: Vërshimet rrotulluan veturat dhe mbushën shtëpitë me ujëra të papastra, derisa meteorologët paralajmërojnë për më shumë reshje shiu

Imazhet nda droni tregojnë vërshimet që kanë përfshirë një fshat në Yorkshire të Anglisë, që ka rrotulluar veturat dhe ka mbushur shtëpitë me ujëra të papastra.

Si pasojë e shirave të vazhdueshëm, lumi River Don ka dalë prej shtrati dhe e përmbyti Fishlake, me ujë që arin deri në gjunjë, transmeton Telegrafi.


Më se gjysma e 700 banorëve e këtij fshati që duket është nën ujë, i kanë braktisur shtëpitë, ndërsa ata që kanë mbetur e kanë ndihmuar njëri-tjetrin, me furnizime që i merrnin nga kafenetë dhe lokalet e zonës.

Disa prej tyre kishin arritur të vendosnin thasë me zërë, por vërshimet ishin të rrëmbyeshme dhe të menjëhershme, teksa u ankuan se kane mbetur pa mbështetje nga qeveria lokale.

Njësitet e shpëtimit, kanë udhëtuar me barka nëpër rrugën e vërshuara, për të dërguar furnizime nëpër shtëpi dhe të largojnë banorët që nuk kanë kushte banimi.

Të gjithë të larguarit nga shtëpitë janë dërguar në qendra strehimi, ndërsa raportohet se shëndetit tyre është në gjendje të mirë.

Në anën tjetër, meteorologët parashikojnë edhe më shumë reshje shiu në ditët në vijim, që vetëm mund ta përkeqësojnë situatën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare

NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori