LAJMI I FUNDIT:

Fshati ku vajzat shndërrohen në djem (Foto)

Fshati ku vajzat shndërrohen në djem (Foto)

Vajzat në një fshat të izoluar të Karaibeve shndërrohen në meshkuj kur arrijnë moshën e pubertetit, për shkak të një çrregullimi të rrallë gjenetik.

Është llogaritur se 1 në 90 fëmijë të lindur në Salias, në Republikën Domenikane, e nisin këtë tranzicion në moshën 12-vjeçare.


Është kaq e shpeshtë, sa tashmë nuk konsiderohet më anormale.

Fëmijët të njohur si pseudo hermafroditë, u sollën në vëmendje në një dokumentar të BBC2, transmeton oranews.

Realizuesit e dokumentarit takojnë Johnny, i cili lindi femër dhe quhej Felicitia. Kur ishte fëmijë, ai nuk kishte organ gjenital mashkullor. Sot 24 vjeç, ai është fizikisht dhe biologjikisht mashkull, një proces që nisi kur ai ishte 7 vjeç.

Ky çrregullim i rrallë genetik shkaktohet nga mungesa e një enzime, që parandalon prodhimin e një tipi hormonesh mashkullore, dihydro-testosterone në mitër.