LAJMI I FUNDIT:

FRYMËMARRJA

FRYMËMARRJA

Poezi nga: Denise Levertov
Përktheu: Irena Dono

Durim
i plotë.
Pemët qëndrojnë
gjunjazi në
mjegull. Mjegulla
vërshon ngadalë
kodrinës përpjetë.
Rrjetat
e bardha të merimangave, bari
që përvaret aty ku dreri
ka kërkuar për mollë.
Pylli,
nga përroi ku
maja e kodrës duket
sipër mjegullës, nuk çon
asnjë zog.
Çfarë plotërie, s’është
tjetër veçse
lumturia vetë, një frymëmarrje
shumë e qetë, e zorshme për ta dëgjuar.