Nga: Eddie Ejjbair
Filozofi francez Paul Ricoeur hodhi dritë mbi mënyrën se si njeriu përpiqet të kuptojë botën e brendshme dhe realitetin e jashtëm. Ai identifikoi dy shtysa themelore në filozofi: “vullnetin për dyshim” dhe “vullnetin për dëgjim”, që janë bazat e hermeneutikës, apo artit të interpretimit. Sipas Ricoeurit, “vullneti për dyshim” përfaqëson nevojën për të tejkaluar mendimin klasik të Dekartit [René Descartes], i cili e bazonte filozofinë mbi idenë e një realiteti të qartë dhe të padyshimtë: Cogito, ergo sum (“Mendoj, pra jam”).
Por, për filozofët e shekullit XIX, kjo qasje u duk e thjeshtëzuar. Ricoeur i referohet kësaj epoke si Shkolla e Dyshimit, një periudhë që hedh poshtë të vërtetat absolute të shoqërisë, shkencës dhe ekonomisë. Ai veçon tre figura qendrore që shpalosën fuqitë e fshehta që ndikojnë në veprimet njerëzore: Marksi [Karl Marx], Niçe [Friedrich Nietzsche] dhe Frojdi [Sigmund Freud]. Këta mendimtarë shpërfaqën mënyrën se si nën sipërfaqen e vetëdijes njerëzore, fshihet një botë e errët dhe komplekse.
Marksi: Ekonomia si luftë për pushtet
Marksi ndryshoi përgjithmonë mënyrën si e kuptojmë shoqërinë dhe ekonominë. Ai analizoi botën kapitaliste në ngritje, duke vënë në dukje konfliktin midis dy klasave kryesore: borgjezisë (ata që zotërojnë mjetet e prodhimit) dhe proletariatit (ata që shesin fuqinë e tyre punëtore). Për Marksin, ky konflikt është zemra e çdo shoqërie kapitaliste dhe shpjegon ndryshimet sociale, politike dhe ekonomike.
Teoria e tij mbi luftën e klasave nuk ishte thjesht një analizë; ajo u kthye në një thirrje për revolucion, duke frymëzuar lëvizje që kanë formësuar historinë e shekullit XX. Nëpërmjet kësaj pikëpamjeje, Marksi tregonte se fuqitë ekonomike të fshehura i japin formë realitetit tonë, më shumë sesa mund ta kuptojmë.
Niçe: Vullneti për pushtet
Niçe sfidoi themelet e moralit dhe filozofisë perëndimore duke propozuar një qasje krejtësisht ndryshe: “vullnetin për pushtet”. Ai besonte se kjo ishte forca më e thellë që shtyn njeriun drejt krijimit, transformimit dhe mbijetesës.
Përmes konceptit të tij të “shpirtit dionizian”, Niçe fton të pranojmë jetën me të gjitha kundërshtitë e saj, duke kaluar përtej kufizimeve të moralit tradicional dhe dogmave shoqërore. Megjithatë, ai gjithashtu paralajmëroi për rrezikun e shkatërrimit të këtij vullneti nga normat e ngurta që e zbehin origjinalitetin njerëzor.
Frojdi: Misteret e pavetëdijes
Frojdi, babai i psikanalizës, revolucionarizoi mënyrën se si e kuptojmë mendjen njerëzore. Ai zbuloi se sjelljet dhe mendimet tona shpesh drejtohen nga forca të pavetëdijshme – konflikte, komplekse dhe dëshira që nuk i pranojmë hapur.
Për Frojdin, pavetëdija nuk është thjesht një hapësirë e errët, por një burim krijimtarie dhe tensioni. Ai demonstroi se kjo botë e fshehur ndikon në artin, letërsinë, dhe çdo formë të shprehjes njerëzore. Psikanaliza e tij jo vetëm që transformoi psikologjinë, por u bë një instrument për të kuptuar më mirë shoqërinë moderne.
Triumfi i dyshimit
Marksi, Niçe dhe Frojdi na lanë një trashëgimi të përbashkët: ata shkatërruan iluzionin e një të vërtete absolute dhe universale. Ata mbollën dyshimin, pra atë vullnetin për të hetuar thellësisht arsyet e fshehura pas çdo bindjeje dhe veprimi.
Këta “mjeshtër të dyshimit” na mësuan se njeriu është më kompleks dhe më i mistershëm sesa duket. Nëpërmjet tyre, bota nuk është më një hapësirë e qartë dhe lineare, por një mozaik i pasur interpretimesh dhe sfidash, ku e vërteta është gjithmonë në diskutim. /Burimi: Medium/Përkthyer nga: bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Papa në geto - fragment nga autobiografia e Françeskut

Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Një letër pa adresë

Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Portrete nudo

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë