LAJMI I FUNDIT:

Frizura të shpejta për Vitin e Ri

Frizura të shpejta për Vitin e Ri

Për t’jua bërë më të lehta ato mundime të këndshme, sot me ju do të ndajmë disa ide të shkëlqyeshme për frizura të shpejta solemne, të cilat nuk janë të vështira të bëhen, por që janë shumë efektive.

Pa marrë parasysh se a dëshironi në vitin e vjetër të jeni me miqtë apo megjithatë në ndonjë ngjarje solemne, frizura është diçka që nuk do të duhej ta injoroni, apo dëshironi që Vitin e Ri ta prisni në pamjen tuaj më të përsosur, transmeton Telegrafi.

Merrni parasysh kombinimin tuaj të veshjeve dhe zgjidhni frizurën e cila do t’i përshtatet veshjes dhe stilit tuaj.

Kur është fjala për zgjedhjen e stilit të flokëve, përpiquni të mos komplikoni shumë dhe zgjidhni frizurë të thjeshtë, por elegante, e cila do t’i rezistojë gjatë gjithë natës.

Në këto sezone të festave janë shumë të popullarizuara gërshetat dhe gërsheti noshalant në maje koke, mirëpo e gjitha varet edhe nga gjatësia e flokëve tuaj.

Idetë për frizurë të shpejtë dhe elegante i kemi gjetur në Instagram, ndërkaq disa nga më të mirat po jua sjellin në vazhdim.

/Telegrafi/