LAJMI I FUNDIT:

Frizura e fundit e Kate Middleton u krijua me kujdes të veçantë

Frizura e fundit e Kate Middleton u krijua me kujdes të veçantë

Gjithmonë na pëlqen të shohim të gjitha paraqitjet e mahnitshme që bën Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton.

Ajo pak a shumë ka mbajtur ngjyrën e njëjtë kafe tash e disa kohë, përveç që e hapi atë më shumë se kurrë në nëntor të vitit të kaluar, dhe së fundmi shtoi disa pike delikate të karamelit.


Kate nuk zhgënjeu për takimin e saj të fundit publik në Ditën Ndërkombëtare të Mamisë, intervistë e saj e zhvilloi me maminë Harriet Nayiga për edicionin e majit të Nursing Times.


Kur u shfaqën fotografi të bisedës së Kate me Harriet, e cila foli për punën e saj si infermiere dhe si themeluese e MILCOT (Transformimi i Komunitetit i udhëhequr nga Mamia), ne nuk mund të mos vinim re përpjekjen që kishte bërë Kate me flokët e saj, veçanërisht pasi pjesa më e përpunuar e saj nuk mund të shihej në ekran.

Seksioni i pasmë ishte mbështetur në stilin e saj të preferuar – gjysmë të lëshuara, me skajet e përdredhura në mënyrë të hollësishme dhe të lakuar butësisht në fund. /Telegrafi/