LAJMI I FUNDIT:

Frizura më e bukur për martesë të cilën e kemi parë deri tani (Foto)

Frizura më e bukur për martesë të cilën e kemi parë deri tani (Foto)
Models present wedding gowns by Spanish designer Pepe Botella during Barcelona Bridal fashion week on May 29, 2008. <br />, Image: 25608306, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, AFP

Gërshetat e ulëta apo varianti interesant me krehje, mbase janë zgjedhja origjinale.

Supozojmë që problemi nuk është te shkathtësia e floktarit, as edhe në origjinalitetin e nuses, por thjesht në veprime të sigurta.

E fundit që na duhet atë ditë të rëndësishme është që të mendojmë për atë që çdo qime të jetë në vend të vetin, transmeton Telegrafi.

Prandaj, kemi hulumtuar cila është ajo risi në botën e stilizimit glamuroz të flokëve për raste të veçanta, për të gjetur diçka që i mbulon të gjitha opsionet e përmendura më sipër dhe kemi gjetur njërën ndër frizurat më të bukura, të cilat deri tani kemi pasur rastin t’i shohim.

Në të vërtetë, flokët janë të mbledhura në bisht, mirëpo më parë janë mbështjellë në tallaze të mëdha.

Pjesa e flokëve e cila është mbështjellë në tallaze të mëdha është përforcuar me shkumë flokësh, që të mos dalë në pah tekstura e mbështjellë.

Pastaj pjesa e sipërme është bërë gërshet në formë halash peshku, në mënyrë që pastaj të lidhet në formë të bishtit të kalit.

Si detaj i veçantë theksohet shiriti me inxhi të bardhë, i cili theksin e vë në rastin të cilit kjo frizurë glamuroze i është dedikuar.

A post shared by مریم (@ohitsm) on Aug 5, 2018 at 2:04pm PDT


/Telegrafi/