Frikë e madhe te Liverpooli, Alexander Isak ka thyer këmbën?

Sipas gazetarit të njohur të “The Athletic”, David Ornstein, Liverpool ka frikë se Alexander Isak ka pësuar një thyerje të këmbës pas lëndimit të marrë në ndeshjen ndaj Tottenhamit të shtunën.
Isak u detyrua të largohej nga fusha pas ndërhyrjes së Micky van de Ven ndaj tij, pikërisht në momentin kur po shënonte golin e parë në fitoren 2-1 të Liverpoolit. Pas trajtimit mjekësor në fushë, u konstatua shpejt se sulmuesi suedez nuk ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen.
Nëse dyshimet konfirmohen, Isak pritet të mungojë për disa muaj, edhe pse shkalla e saktë e lëndimit ende nuk është përcaktuar zyrtarisht.
🚨 Alexander Isak set for period on sidelines with suspected leg break from challenge in Liverpool win at Spurs. #LFC yet to comment on severity but scans poised to confirm fears of fracture to left side; recovery time typically a few months @TheAthleticFC https://t.co/nx5WAMrgRH
— David Ornstein (@David_Ornstein) December 21, 2025
Ky është një tjetër goditje për 25-vjeçarin, i cili kishte humbur tashmë disa ndeshje këtë sezon për shkak të një problemi në ijë. Forma e tij u ndikua gjithashtu edhe nga fakti se mungoi në pjesën më të madhe të fazës përgatitore, para transferimit te Liverpooli nga Newcastle.
Stafi mjekësor i “The Reds” do të kryejë ekzaminime të mëtejshme në ditët në vijim për të përcaktuar diagnozën përfundimtare dhe kohën e rikuperimit të Isakut, ndërsa shqetësimi në “Anfield” mbetet i madh.
Liverpooli përndryshe duket se nuk është në garë për titull, kurse i mbetet që të luftojë për ndonjë befasi në Ligën e Kampionëve./Telegrafi

















































