LAJMI I FUNDIT:

Frika nga koronavirusi në Kosovë, pakësohen rezervat e preparateve dezinfektuese

Frika nga koronavirusi në Kosovë, pakësohen rezervat e preparateve dezinfektuese

Efektet e përhapjes së coronavirusit të ri në shumë vende të botës, ndjehen edhe në Kosovë, si një nga shtetet që nuk ka raportuar asnjë rast të prekur me këtë virus.

Autoritetet përgjegjëse thonë se tashmë kanë marrë të gjitha masat e duhura, në rast të shfaqjes së këtij virusi në vend. Por, një lloj paniku te qytetarët nuk mungon e që shprehet përmes rritjes së interesimit për të blerë maska mbrojtëse, pajisje për dezinfektim, alkool e medikamente, si masa parandaluese.


Rritja e interesimit për këto produkte ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të tyre si dhe në mungesën e tyre, sidomos të maskave mbrojtëse ndaj viruseve.

Kryetarja e Shoqatës së Farmacistëve, Florina Berisha, thotë se ka ngitje të çmimeve në barnatore, për masat mbrojtëse kundër koronavirusit të ri, për faktin se siç thotë ajo, importi i këtyre produkteve është bërë nga Kina, por që nga përhapja e virusit, tani kryesisht importi bëhet nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Ajo thotë se maskat më të avancuara kundër virusit, nga 1 euro sa kanë kushtuar janë rritur në 5 euro, ndërkaq ato të pambukut nga 0,5 cent në 10 cent.

“Ka ngritje të çmimeve që ndërlidhet me origjinën e importit. Duke u nisur nga depot distributore e deri tek barnatorja, ku produkti është në shitje. Përndryshe ka materiale në përgjithësi, por ka edhe ngritje të çmimeve”, thotë Berisha

Çmimet e maskave, pastaj të alkoolit dhe dezinfektuesve të ndryshëm, përveç se janë ngritur, dallojnë edhe nga barnatorja në barnatore.

“Ndërkohë ajo çka kemi vërejtur që nuk ka ngritje të çmimit është vitaminë C, e që ndikon në ngritjen e imunitetit dhe qytetarët po e konsumojnë shumë. Pra, ky produkt edhe më herët është importuar nga vendet evropiane, andaj nuk ka ngritje të çmimit”, tha Berisha.

Farmacistët thonë se kërkesat e qytetarëve, sidomos për maska, kanë qenë të mëdha javët e fundit.

Lauresha Juniku, farmaciste, thotë se kërkesat për maska vetëm në barnatoren ku ajo punon kanë shkuar deri në dy milionë. Ndërkohë, ajo thotë se edhe çmimi është rritur.

“Përhapja e virusit ka bërë që të rritet edhe numri i kërkesave për maska nga ana e qytetarëve. Kemi pasur diku rreth dy milionë kërkesa nga ana e qytetarëve. Nuk e dimë nëse kanë qenë për biznes ose jo. Sot, disa shtetas italianë i kanë blerë rreth 30 maska. Ne ende nuk po i përdorim, por po e shohim se është e pashmangshme, thekson ajo.

“Aktualisht nuk kemi maska në shitje, derisa të tjerat i posedojmë , si alkool, dezinfektues. Edhe për këto është rritur çmimi. Çmimi për një litër alkool aktualisht është 5 euro, nga 3 sa ka qenë”, thotë Juniku.

Edhe vetë qytetarët ankohen lidhur me ngritjen e çmimeve.

Njëra nga to është Jeta, 30 vjeçare nga Prishtina, e cila thotë se kohëve të fundit ka mungesë në treg të pothuajse të gjitha masave mbrojtëse kundër coronavirusit. Ndërkaq shton ajo, herën e fundit kur i ka blerë këto produkte kanë qenë me çmim më të lartë se zakonisht. Megjithëkëtë atë e frikëson shumë përhapja e shpejtë e virusit.

“Unë udhëtoj me trafik urban, e që është një rrezik edhe më i madh, pasi jemi në kontakt me shumë njerëz dhe mund të përhapet shumë shpejtë. Kisha pas dëshirë të dijë saktë se sa janë të përgatitura autoritetet përgjegjëse që të ndihemi më të sigurt. Vazhdimisht po thonë që nuk ka virus në Kosovë, por mua po më duket e pamundur”, thotë ajo.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një komunikate kanë rikonfirmuar ditën e martë se në Kosovë deri më tani nuk ka coronavirus.

Negative analizat për 10 rastet e dyshimta, nuk ka coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu Negative analizat për 10 rastet e dyshimta, nuk ka coronavirus në Kosovë

Nga data 08.02 deri me 04.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 52 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 04 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dhjetë raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Me datë 04.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar dhjetë pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative domethënë të dhjetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS CoV-2.

Nga data 01.02.2020 deri me 04.03.2020 nga Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 2.164 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 327 udhëtarë, Merdare 973, Vërmicë 658, Jarinje 103, Dheu i Bardhë 43, Hani i Elezit 30, Kullë 17, Qafë Morinë 7 dhe Bërnjak 6, udhëtarë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar tashmë gjinden ekipet mjekësore, që bëjnë kontrolle të udhëtarëve të dyshimtë me koronavirusin e ri.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se coronavirusi i ri, edhe pse është përhapur në 62 vende të botës, ai mbetet i përqendruar vetëm në pesë vende.

Rrjedhimisht, ka shtuar ai , ka ende mundësi që të shmanget përhapja globale.

Nga mbi 88,900 rastet globale, 90 për qind janë raportuar në Kinë, ndërsa shumica e tyre në epiqendrën e shpërthimit – provincën Hubei.

Jashtë Kinës, mbi 8,700 raste janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, ndërsa 81 për qind e tyre ndodhen në katër vende, tha Ghebreyesus.

Sipas tij, këto vende përfshijnë: Korenë e Jugut, Italinë, Iranin dhe Japoninë. Që atëherë, mbi 3,000 njerëz – shumica në Kinë – kanë humbur jetën. Shenjat kryesore të infektimit janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje./rel/Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori