LAJMI I FUNDIT:

Frika nga kontakti me coronavirusin, roboti ua shpërndanë ushqimin njerëzve në “hotelin karantinë” në Kinë

Frika nga kontakti me coronavirusin, roboti ua shpërndanë ushqimin njerëzve në “hotelin karantinë” në Kinë

Një robot i quajtur “Little Peanut” thuhet se po u jep ushqim njerëzve që u “vendosën në një hotel karantinë” pasi udhëtuan në një aeroplan me pacientë që mendohet se ishin të infektuar nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një video që thuhet se është filmuar në një hotel në Hangzhou të Kinës, tregon një robot me rafte ushqimesh që lëviz nga dera në derë, duke ofruar ushqim për banorët e hotelit.


“Përshëndetje të gjithëve. Little Peanut po ju shërben tani ushqimin”, thoshte roboti, sipas një përkthimi. “Shijoni vaktin tuaj. Nëse keni nevojë për ndonjë gjë tjetër, ju lutemi dërgoni mesazh stafit në WeChat”.

Siç thuhet më tej, shumë robotë u punësuan në secilin kat të hotelit 16-katësh të hënën dhe të martën për të zvogëluar kontaktin njerëzor dhe për të parandaluar përhapjen e coronavirusit të ri, 2019-nCoV, raportoi Reuters.

Pasagjerët nga një fluturim në Hangzhou nga Singapori janë në karantinë pasi dy prej më shumë se 335 personave në aeroplan u gjetën me ethe.

Që nga e mërkura në mëngjes me kohën lokale, coronavirusi kishte vrarë mbi 100 njerëz në Kinë dhe infektoi gati 6,000 njerëz në të gjithë botën.

Ajo është përhapur edhe jashtë Kinës, si në Australi, Kamboxhia, Kanada, Francë, Gjermani, Bregun e Fildishtë, Japoni, Malajzi, Nepal, Singapor, Korenë e Jugut, Sri Lanka, Tajvan, Tajlandë, SHBA dhe Vietnam. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Telefoni juaj mund të vlejë më shumë se sa mendoni - kontrolloni nëse është në këtë listë

Telefoni juaj mund të vlejë më shumë se sa mendoni - kontrolloni nëse është në këtë listë

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
Kalo në kategori