LAJMI I FUNDIT:

Frika nga coronavirusi, taksisti nxjerr nga vetura pasagjerin – e gjitha ndodhi vetëm pse u kollit dhe kishte vizituar Wuhanin

Frika nga coronavirusi, taksisti nxjerr nga vetura pasagjerin – e gjitha ndodhi vetëm pse u kollit dhe kishte vizituar Wuhanin

Nga frika se mund të infektohen me coronavirus, qytetarët kinezë të kapluar nga paniku po bëjnë veprime nganjëherë të pamatura, siç është rasti i një taksisti në provincën Henan që nxori nga vetura një pasagjer posa e dëgjoi se po kollitej.

Pasagjeri ishte futur në taksi dhe po qëndronte pranë taksistit, kurse në pjesën e pasme ishte ulur edhe një burrë. Ai i kërkoi taksistit që ta dërgoj në spitalin më të afërt, transmeton Telegrafi.

Megjithatë gjithçka ndryshoi kur filloi të kollitet dhe taksisti e pyeti menjëherë “Pse po kollitesh, nga je?” Por, përgjigja ishte e menjëhershme e pasagjerit: “Nga Baodingu”.


Para dhe pas, imazhet satelitore tregojnë se si Wuhani është “shndërruar në qytet fantazmë“ pas coronavirusit
Lexo po ashtu Para dhe pas, imazhet satelitore tregojnë se si Wuhani është “shndërruar në qytet fantazmë“ pas coronavirusit

“Bir, nuk dukesh se je nga atje me këtë theks. Ke qenë në Wuhan?” pyeti taksisti pasagjerin.

Aty filloi të mbizotëronte një atmosferë paniku, kur i riu i tha taksistit se sapo është kthyer nga Wuhani dhe për këtë po shkon në spital.

Taksisti reagoi ashpër duke ndalur menjëherë veturën dhe i kërkoi që të dalë jashtë. E pas konsultimit me pasagjerin tjetër që ishte ulur në pjesën e pasme, vendosën t’i telefonojnë policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori