Frenkie de Jong është gati për aventurë te Barcelona – i iku me lehtësi presionit të Luka Modric dhe Vincius Jr me dy lëvizje

Ajaxi ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4-1 në Santiago Bernabeu, duke e eliminuar Real Madridin me rezultat të përgjithshëm 5-3.
Shumë tifozë të futbollit e panë paraqitjen e dobët të Real Madridit, por duhet t’i japim merita edhe Ajaxit për lojën e bukur.
Kampionët evropianë kishin shkuar në Amsterdam dhe kishin fituar me rezultat 2-1. Kartoni i verdhë i Sergio Ramos i kushtoi, pasi mungesa e tij u vërejt sot.
Ajaxi ka lojtarë me të ardhme nga Mathias de Light te David Neres.
Por ai që sot u pa me sy tjetër në Spanjë ishte lojtari i ri i Barcelonës, Frenkie de Jong, i cili do të bashkohet me klubin në verë.
De Jong do të luajë ne el Clasico sezonin e ardhshëm dhe që nga tani ai është gati dhe këtë e tregoi.
Në një moment 21-vjeçare me dy lëvizje i rrëzoi Vinicius Jr dhe Luka Modricin.
I pari ishte e e lehtë, por kroatin e eliminoi me një lëvizje shumë të bukur.

De Jong tregoi sot se është i denjë për fanellën e Barcelonës dhe se shuma e parave e paguar për të nuk ka qenë edhe aq e ekzagjeruar. /Telegrafi/















































