French Montana ditë më parë ka habitur me veshjen e tij tejet karakteristike.

Ai në një postim në Instagram shihet i veshur me një pallto të bardhë me mbishkrime.


Megjithatë, një veshje e ngjashme është parë edhe te këngëtari Kosovar, Ibro Deliu.

Ai në një postim në Instagram ka akuzuar reperin ndërkombëtar për inspirim prej tij.

Ibra u shfaq me veshjen në fjalë në Prishtina Fashion Night e aty ai u paraqit me xhaketë të verdhë e cila po ashtu kishte të shkruara shumë mbishkrime.

Nuk dihet nëse kjo ishte një koincidencë dhe nëse vërtet Montana është inspiruar nga këngëtari kosovar.

Dihet tashmë lidhja e French Montanas me artistët shqiptarë, pasi që ai ka realizuar një duet me Era Istrefin, e u paraqit në klipin e Dafina Zeqirit. /Telegrafi/

montana 1

montana 2

montana 3

montana 4