LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Prezantimi i Franco Fodas

Gjithçka çfarë u tha në prezantimin e përzgjedhësit të ri të Kosovës, Franco Foda

Përditesuar 17/02/2024 13:03

Pas tre muajve pritje dhe shumë emrave të cilët janë diskutuar, Përfaqësuesja e Kosovës është bërë me përzgjedhës të ri.

Trajneri gjerman Franco Foda është emëruar zyrtarisht në krye të shtabit teknik të Dardanëve.


Në një konferencë për shtyp nga Federata e Futbollit të Kosovës, Foda është prezantuar para mediave si përzgjedhësi i ri i Dardanëve.

Gjithçka rreth konferencës, deklaratave dhe gjithçka tjetër mund t’i lexoni këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-17-2024 15:08:45" ["time"]=> string(16) "17/02/2024 15:08" ["update"]=> bool(false) } 17/02/2024 15:08

“Lojtar shumë i mirë, do të kaloj mirë me të” – Foda flet për situatën e Zhegrovës

Franco Foda është përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ku sot është prezantuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Foda merr drejtimin e Kosovës pasi ishte papunë për gati dy vjet, ku së fundmi drejtoi Zurichun për një periudhë të shkurtër.


Ai u pyet edhe për situatës e Edon Zhegrovës, ku Foda thotë se është trajner i së tashmes dhe te Kosova është i mirëseardhur kushdo që është i gatshëm të japë 100 përqindëshin.

Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-17-2024 14:51:42" ["time"]=> string(16) "17/02/2024 14:51" ["update"]=> bool(false) } 17/02/2024 14:51

Dardanët i urojnë mirëseardhje Franco Fodas

Drejtuesi i Dardanëve, Lulëzim Berish i ka uruar mirëseardhje përzgjedhësit të ri, Franco Foda.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-17-2024 14:47:25" ["time"]=> string(16) "17/02/2024 14:47" ["update"]=> bool(false) } 17/02/2024 14:47

Foda dhe Ademi: Rexhbeçajn e duam te Kosova

Në prezantimin e përzgjedhësit të ri Franc Foda, gjermani u pyet për mesfushorin kosovar Eliv Rexhebeçaj që luan te Augsburgu në elitën e futbollit gjerman.

“Po e njoh Elvis Rexhbecajn dhe e kam parë duke luajtur te Augsburgu. Do të shkoj ta vizitojë dhe ta ftoj që të na bashkohet”, deklaroi shkurtimisht Foda.


Në atë moment ndërhyu edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili dha një lajm të madh sa i përket Rexhbeçajt.

“Ka vite që e kemi ftuar dhe tani jemi në fazën finale ku lojtari do të pajiset me pasaportë dhe do të na bashkohet në ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar Agim Ademi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-17-2024 14:33:50" ["time"]=> string(16) "17/02/2024 14:33" ["update"]=> bool(false) } 17/02/2024 14:33

“Do të jetoj në Prishtinë, njoh disa futbollistë të Kosovës” – fjalët e para të Franco Fodas

Franco Foda është emëruar përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës. Trajneri gjerman ka marrë drejtimin e Dardanëve ku në prani të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare.

Ai është shprehur shumë i lumtur që do të jetë në krye të Dardanëve derisa ka thënë se beson se do të jetë i suksesshëm te Kosova.


“Është ditë speciale për njerëzit këtu në Kosovë, edhe për mua. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Po shikoj përpara për sfidën e re dhe jam optimist se do të jemi suksesshëm bashkarisht. Është i bindur se bashkë me njerëzit, bashkë me Federatën do t’ia dalë. Qëllimi im është të hy sa më shpejt në rrjedhje të ekipit. Po përgatitemi për ndeshjet e marsit. Pas këtyre ndeshjeve, do të kërkojmë kundërshtar më të përshtatshëm”, ka thënë Foda në konferencën e prezantimit.

Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-17-2024 14:21:28" ["time"]=> string(16) "17/02/2024 14:21" ["update"]=> bool(false) } 17/02/2024 14:21

Fjalët e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi në prezantimin e Franco Fodas

Franco Foda është prezantuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në krye të Dardanëve trajnerit gjerman derisa trajneri gjerman ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

“Urime për trajnerin e ri. Uroj që siç është përputhur programi i tij me projektin tonë, të ketë edhe rezultate. Foda është trajneri i rezultateve. Ne këtë pjesë, duam rezultate sepse e kemi bërë zhvillimin tonë. Shpresojmë që Foda të jetë trajneri që do të ngelë në historinë e Kosovës, për ta kualifikuar në garat evropiane”.


“Foda ka qenë në Kosovë para dy javësh. I ka parë kushtet dhe ka vendosur. Ka kontratë dyvjeçare. Në këto dy vjet, në këto garat e radhës, do të realizojmë programin e tij dhe kërkesat tona. Në futbollin tonë s’ka asgjë të sigurt, por ne po përpiqemi ta bëjmë punën sa më të mirë. Foda i ka duart e lira për të vendosur, po vjen me ekipin e tij, nuk do të ketë asnjë ndërhyrje, por do ta ketë mbështetjen e Federatës”, ka thënë Ademi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-17-2024 14:11:48" ["time"]=> string(16) "17/02/2024 14:11" ["update"]=> bool(false) } 17/02/2024 14:11

Franco Foda e fillon prezantimin me një përshëndetje shqip

Trajneri gjerman Franco Foda, e ka nisur prezantimin e tij me një fjalë në gjuhën shqipe, duke thënë “Mirëdita” për të gjithë të pranishmit në konferencë.

Ai uroi përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke thënë se është i lumtur që është në këtë ditë të shënuar në vendin tonë.


Pas fjalës së parë, palët bën nënshkrimit e marrëveshjes.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-17-2024 14:06:42" ["time"]=> string(16) "17/02/2024 14:06" ["update"]=> bool(false) } 17/02/2024 14:06

Me një video fillon konferenca e prezantimit të Franco Fodas

Kryetar i FFK-së Agim Ademi dhe menaxheri Bajram Shala, janë në konferencë, ku po prezantohet Franco Foda.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-17-2024 13:02:51" ["time"]=> string(16) "17/02/2024 13:02" ["update"]=> bool(false) } 17/02/2024 13:02

Franco Foda do të jetë përzgjedhësi i ri i Kosovës: Çfarë formacioni preferon, metodat e punës dhe sukseset e tij

Franco Foda pritet të emërohet përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës, ku në këtë pozitë do ta zëvendësojë Primoz Glihan, të cilit i skadoi kontrata me FFK-në dhe i ndanë rrugët pas një bashkëpunimi disavjeçar.

Trajneri gjerman do të prezantohet sot nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ku me të Kosova shpreson që të luajë në Kampionatin Botëror që mbahet pas dy vitesh.


Për të mësuar më shumë për Franco Fodan klikon në link…

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-17-2024 13:00:20" ["time"]=> string(16) "17/02/2024 13:00" ["update"]=> bool(false) } 17/02/2024 13:00

Emrat e trajnerëve gjermanë që u përfolën për përzgjedhës të Kosovës

Deri më tani janë përmendur disa emra të trajnerëve gjermanë për të marr drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

Andre Breitenreiter, Bruno Labbadia dhe Franco Foda janë emrat më të spikatur për të marr drejtimin e Kosovës, por ky i fundit duket se ka qenë më i përshtatshmi për FFK-në.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-17-2024 12:55:36" ["time"]=> string(16) "17/02/2024 12:55" ["update"]=> bool(false) } 17/02/2024 12:55

Para më shumë se një jave austriakët e bënë fakt të kryer, Franco Foda do ta marr drejtimin e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të jetë ende pa trajner pas largimit të sllovenit Primoz Gliha i cili ishte i përkohshëm në krye të Dardanëve.

Federata e Futbollit të Kosovës ka pasur takime të shumta me shumë trajner, por duket se ata kanë vendosur për një gjerman që të jetë në stolin e Përfaqësueses.


Sipas asaj që ka raportuar mediumi austriak ‘Salzburger Nachrichten‘, trajneri gjerman Franco Foda pritet ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

Lexo lajmin e plotë…