LAJMI I FUNDIT:

Franco Foda i dërgon ftesë Drilon Hazrollajt për ndeshjet e Kosovës në mars

Franco Foda i dërgon ftesë Drilon Hazrollajt për ndeshjet e Kosovës në mars

Sulmuesi i Malishevës, Drilon Hazrollaj është njëri nga emrat e ri të ftuar nga përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda.

Kosova ka zgjedhur në ditën e saj të pavarësisë, 17 shkurt, përzgjedhësin e ri, Franco Foda, i cili tashmë në muajin mars do ta drejtoj ekipin në ndeshjet e para.

Dardanët do të luajnë fillimisht më 22 mars kundër Armenisë në Yerevan, derisa më pas më 26 mars do të përballen me Hungarinë në Budapest.


"Do të jetoj në Prishtinë, njoh disa futbollistë të Kosovës" - fjalët e para të Franco Fodas si trajner i Dardanëve
Lexo po ashtu "Do të jetoj në Prishtinë, njoh disa futbollistë të Kosovës" - fjalët e para të Franco Fodas si trajner i Dardanëve

Për këto dy ndeshje, Foda veçse ka një ide të qartë për lojtarët që do të ftojë dhe tashmë FFK ka filluar shpërndarjen e ftesave të ekipet e futbollistëve.

Në listën e trajnerit gjerman nuk do të mungojnë emrat e ‘senatorëve’ dhe yjeve të ekipit, por do të ketë edhe risi.

Telegrafi mëson se njëri nga emrat e rinj të ftuar nga gjermani Foda është edhe sulmuesi anësor, Drilon Hazrollaj, pasi ftesa për të veçse ka mbërritur te klubi i Malishevës.

Drilon Hazrollaj në aksion gjatë një ndeshje ndaj Prishtinës

Megjithatë, ende nuk dihet nëse 20-vjeçari do ta pranojë ftesën nga Përfaqësuesja e Kosovës pasi dihen problemet e tij në të kaluarën me trajnerin e Kosovës U-21, Afrim Tovërlani.

Ndryshe, Hazrollaj është lojtari i momentit në Superligën e Kosovës, pasi këtë sezon ka shkëlqyer duke shënuar 15 gola dhe 7 asistime në kampionat, teksa ka shtuar edhe tri gola dhe dy asistime tjera në Kupën e Kosovës.

Me paraqitjet e tij, Malisheva është njëri nga konkurrentët kryesor për të zënë një vend që i dërgon në garat evropiane, pasi janë ende në garë në dy fronte.

Përveç, yllit malishevas, Telegrafi mëson se lojtarët tjerë të ftuar nga Superliga e Kosovës për ndeshjet e marsit janë edhe Lumbardh Dellova i Ballkanit dhe dyshja e Llapit, Muhamet Hyseni dhe Ilir Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Kalo në kategori