LAJMI I FUNDIT:

Francezi vdes pas vaksinimit me AstraZeneca, familjarët padisin kompaninë farmaceutike

Francezi vdes pas vaksinimit me AstraZeneca, familjarët padisin kompaninë farmaceutike

Familja e një burri 63 vjeçar që vdiq në muajin mars në shtetin francez nga “tromboza e shumëfishtë” pasi mori vaksinën e coronavirusit nga prodhuesi AstraZeneca ka ngritur një padi kundër një personi të panjohur për vrasje pa dashje. Prokurori i Shtetit, Véronique Denizot konfirmoi se padia ishte ngritur.

Kjo nuk është procesi i parë gjyqësor në Francë në lidhje me vaksinën e një kompanie britanike-suedeze. Një proces gjyqësor kundër personave të paidentifikuar u ngrit gjithashtu në Toulouse pas vdekjes së një gruaje 38-vjeçare, dhe zyra e prokurorit në Nantes hapi një hetim paraprak pas vdekjes së një studenti të mjekësisë.

Këto procese gjyqësore mund të konsiderohen së bashku nga Prokuroria e Parisit si një çështje në grup, shkruan ap, raporton journaldemontreal.

Gazeta rajonale, Dauphine Libere së pari ka shkruar rreth procesit gjyqësor për vdekjen e 63-vjeçarit. Artikulli thotë se të afërmit e burrit të vdekur vunë në dukje atë që ndodhi me Agjencinë Kombëtare Franceze për Sigurinë e Barnave, e cila urdhëroi informacione shtesë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

Familjarët thanë se ishin 95 për qind të bindur se mund të krijohej një lidhje me vaksinimin dhe po përpiqeshin që vdekja të njihej si rezultat i vaksinës dhe të përfshihej në raportin e efekteve anësore AstraZeneca. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori