LAJMI I FUNDIT:

Franca teston raketa balistike me rreze të gjatë “për të rritur parandalimin bërthamor”

Franca teston raketa balistike me rreze të gjatë “për të rritur parandalimin bërthamor”

Franca ka testuar me sukses një raketë balistike me rreze të gjatë M51.3, duke rritur besueshmërinë e aftësive parandaluese bërthamore të Francës.

Kjo për faktin se pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar vazhdimisht Perëndimin, se do të ishte gati të përdorte armë bërthamore “për të mbrojtur Rusinë”.


Raportohet nga mediat se raketa e cila nuk mbante armë bërthamore, u shkrep nga vendi i testimit të raketave Biscarosse të ushtrisë franceze në Francën jugperëndimore dhe u ul në Atlantikun e veriut.

Raketa M51.3 është një version i përmirësuar i M51, një raketë balistike strategjike me tre faza detare-tokësore e krijuar për t’u lëshuar nga nëndetëset e Marinës Franceze.

Raketa e re M51.3, e cila pritet të hyjë në shërbim rreth vitit 2025, është zhvilluar nga firma e hapësirës ajrore ArianeGroup, një ndërmarrje e përbashkët midis Airbus dhe grupit francez të mbrojtjes Safran.

“Fluturimi ka lejuar të konfirmojë një përmirësim të madh të raketës që do të kontribuojë në besueshmërinë e qëndrueshme të parandalimit oqeanik të Francës në dekadat e ardhshme”, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë të dielën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Përmbytje në Arabinë Saudite - mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Përmbytje në Arabinë Saudite - mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori