Niveli i lartë i ujit në lumin Sena ka tejkaluar niveli normal, duke shkaktuar përmbytje në qytetin parisien.

Muzetë me famë botërore, Louvre dhe Orsay, janë mbyllur sot në mënyrë që stafi të zhvendos gjërat e vlefshme në një vend më të sigurt, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.


Përmbytjet në Francë dhe në Gjermani kanë lënë të paktën 11 të vdekur, ndërsa mijëra të tjerë janë detyruar në largohen nga shtëpitë e tyre.

Sipas parashikimeve, reshjet do të vazhdojnë deri në fundjavë, ndërsa ato kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.