Kryeministri i Francës ka thënë se një adoleshente do të paditet nga shteti pazi akuzoi në mënyrë të rreme kryemësuesin e saj se e goditi pas një fjalosje që patën lidhur me mbulesën e kokës.
Drejtori këmbëngulte se nxënësit duhet të largojnë shamitë dhe të mos e mbulojnë kokën brenda shkollës, siç edhe parashihet me ligjet në Francë, transmeton Telegrafi.
Ai dha dorëheqje pas kërcënimeve me vdekje që qarkulluan në rrjetet sociale. Kërcënimi islamik ndaj shkollave franceze është marrë jashtëzakonisht seriozisht që nga vrasja e dy mësuesve.
Samuel Paty-t iu pre koka në rrugë në periferi të Parisit në vitin 2020 dhe Dominique Bernard u vra në shkollën e tij në Arras pesë muaj më parë.
Drejtori i shkollës në Paris, emri i të cilit nuk është bërë publik, njoftoi vendimin e tij në një email dërguar të premten kolegëve në Maurice Ravel Lycée në qarkun 20 të Parisit.
“Më në fund kam marrë vendimin për të lënë funksionet e mia”, shpjegoi ai, “nga shqetësimi për sigurinë time dhe atë të institucionit”.
“Po largohem pas shtatë vitesh, të pasura dhe intensive që i kalova pranë jush dhe pas 45 vitesh në arsimin publik”, ka shkruar ai, duke falënderuar kolegët e tij për mbështetjen që i kanë treguar gjatë tre javëve të fundit.
Në incidentin, i cili ndodhi më 28 shkurt, drejtori u tha tre nxënëseve se duhet t’i binden ligjit duke hequr mbulesat e kokës. Dy u bindën, por i treta jo dhe ndodhi një përplasje.
Në ditët në vijim, drejtori ishte objekt i kërcënimeve me vdekje në rrjetet sociale, të cilat u sinjalizuan nga shkolla në një linjë telefonike të ministrisë së Brendshme.
Prokurorët thanë se dy persona ishin arrestuar në lidhje me kërcënimet me vdekje. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, por ministria e Arsimit tha se ata nuk kishin asnjë lidhje me shkollën.
Policia u dërgua për të patrulluar rreth shkollës, e cila u vizitua edhe nga ministrja e Arsimit, Nicole Belloubet.
Policët nuk gjetën prova që drejtori e kishte goditur vajzën dhe tani kryeministri Gabriel Attal ka ndërhyrë për të thënë se ajo do të dërgohet në gjykatë për akuza të rreme.
“Shteti… do të qëndrojë gjithmonë me këta zyrtarë, ata që janë në vijën e parë të përballur me këto shkelje të sekularizmit, këto përpjekje të hyrjes islamike në institucionet tona arsimore”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë