LAJMI I FUNDIT:

Franca nis hetimet për shkak të sulmit në Londër

Franca nis hetimet për shkak të sulmit në Londër

Prokuroria franceze ka hapur të enjten hetimet për sulmin e djeshëm terrorist në Londër, pasi që në mesin e të plagosurve janë edhe tre tinejxherë francezë.

Zyra e prokurorit në Paris ka bërë të ditur se ka nisur hetimi për shkak të tentim vrasjes së lidhur me terrorizimin, për shkak të të cilës policia franceze me siguri se do të kryejë hetime në Londër.

Nxënësit nga Franca perëndimore ishin në një ekskursion kur sulmuesi hyri me automobil.


Ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ero sot ka udhëtuar në Londër ku në spital ka vizituar tre nxënësit e plagosur francezë në sulm. Ai ka thënë se jeta e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Ero, në shenjë solidariteti me Britaninë e Madhe ka marrë pjesë sot në seancën e Parlamentit, në të cilën ka folur kryeministrja britanike Theresa May.

Katër veta kanë humbur jetën, në mesin e të cilëve edhe sulmuesi dhe një polic dhe të paktën 40 të tjerë janë plagosur të mërkurën në sulmin në Londër te ura Vestminster dhe para ndërtesës së Parlamentit.

Franca, e cila ka vendosur gjendje të jashtëzakonshme pas serisë së sulmeve terroriste, i ka ofruar Britanisë ndihmë në hetime, transmeton KosovaPress.