Qeveria franceze ndaloi sot instalimin dhe përdorimin e aplikacioneve argëtuese si rrjeti social “TikTok”, platforma amerikane e transmetimit “Netflix” apo lojën “Candy Crash” për të gjithë nëpunësit civilë.
Këto aplikacione mbartin “rreziqe për sa i përket sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të zyrtarëve publikë dhe administratës”, thanë bashkëpunëtorët e paidentifikuar të ministrit të Administratës Publike, Stanislas Gerini.
Ky ndalim do të zbatohet për telefonat zyrtarë të 2.5 milionë punonjësve në administratën shtetërore, por jo për pajisjet e tyre personale.
#BREAKING France bans 'recreational applications', including TikTok, from public-sector employee work phones: ministry source pic.twitter.com/hpg0LExH3w
— AFP News Agency (@AFP) March 24, 2023
“TikTok” është nën sulmin e autoriteteve të disa vendeve për shkak të frikës se të dhënat e përdoruesve nga aplikacioni në pronësi të kompanisë kineze, “Byte Dance” mund të përfundojnë në duart e autoriteteve në Pekin, gjë që mund të dëmtojë interesat e sigurisë perëndimore.
Kur bëhet fjalë për “TikTok”, Franca ndoqi shembullin e SHBA-së, Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe Belgjikës, por e shtriu ndalimin në të gjitha aplikacionet argëtuese, pavarësisht se kush i zotëron ato.
Ndryshe, gjatë marrjes në pyetje në Kongresin amerikan, shefi ekzekutiv i TiKTok, Shou Chew u përpoq të jepte përgjigje të nuancuara dhe herë pas here u përpoq të korrigjonte ligjvënësit mbi perceptimet e gabuara për kompaninë dhe mëmën e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?
Apple hoqi dorë, por jo edhe Samsung - kjo është ideja e re e kompanisë koreane
Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)
Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15
Kjo është video-loja e re Minecraft
Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles