LAJMI I FUNDIT:

Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së: Deputetët ta respektojnë vullnetin e qytetarëve që bojkotuan marrëveshjen

Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së: Deputetët ta respektojnë vullnetin e qytetarëve që bojkotuan marrëveshjen

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar, Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së thotë se i inkurajon deputetët, posaçërisht ato të OBRM-PDUKM-së dhe partnerët e koalicionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të përkrahin dhe respektojnë vullnetin e më shumë se 2/3 e qytetarëve të Maqedonisë, që nuk u pajtuan me përmbajtjen e marrëveshjes së Prespës.

“Nuk mund dhe nuk guxon asnjë marrëveshje asimetrike dhe jo konsistent i nënshkruar nga person i pa autorizuar, si dhe akt kundër kushtetuese me shumë përcaktimi kundërkushtetuese që është nënshkruar dhe ratifikuar me shkeljen e ndërgjegjshme të procedurës gjatë sjelljes së tij dhe ratifikimi të jetë bazë për ndryshimin e Kushtetutës së shtetit”, thonë nga Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas tyre, qytetarët e thanë qëndrimin e tyre ndërsa në radhë janë deputetët për ta respektuar të njëjtin.

“Miqtë perëndimor nuk guxojnë t’i akuzojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë për rusofili për shkak se atë nuk e ndjejnë. Përqindja më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë janë për hyrje në BE dhe NATO, por në mënyrë dinjitozë pa kërcënime”, thuhet në kumtesën e Fraksioni Demokratik të OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre për referendumin e pa suksesshëm miqtë e Maqedonisë duhet të dinë është rezultat i standardeve të dyfishta ndaj Maqedonisë dhe maqedonasve.

Në fund të kumtesës së Fraksionit Demokratik të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Maqedonia dhe qytetarët e saj janë të dinjitetshëm dhe kërkojnë vetëm respektim të dinjitetit të tyre dhe të drejtave, ashtu siç thirreni në procedurat e juaja demokratike, principe dhe vlera”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori