LAJMI I FUNDIT:

Fotosesioni i ri nga Savage x Fenty përçon një ndjenjë të bukur plazhi ekzotik

Fotosesioni i ri nga Savage x Fenty përçon një ndjenjë të bukur plazhi ekzotik

Edhe nëse nuk mund të udhëtoni diku larg në vende ekzotike për pushime verore këtë vit, mund t’i shijoni këto pamje nga marka e Rihannas.

Fotosesioni i fundit nga Savage x Fenty, së bashku me grupin e ambasadoreve dhe adhuruesve të rrobave të larjes, është quajtur ‘Cabo Crush’ dhe pamja tropikale u krijua në partneritet me artistin, fotografin dhe krijuesin e filmit, Rafael Perez.


Të tjerat modele të cilat morën pjesë janë: Brenda Senyana, Kortney Russell, Gerlind Anagho dhe fotografja Sariena Luy.

Ato u zgjodhën pas thirrjes nga Rihanna për fanset dhe modelet për të dërguar fotot shkrepura nga vetë ato në shtëpi me temën e dhënë nga marka.

Të katër modelet dërguan fotografitë e tyre në Vogue US dhe vlerësuan përkushtimin e Savage x Fenty për llojllojshmërinë, përfshirjen dhe pozitivitetin e trupit.

“Ata kanë bërë hapësirë ​​që gratë me ngjyrë dhe gratë me madhësi ‘plus-size’ të jenë seksi “, tha Brenda Senyana, duke shtuar se dëshiron të përdorë këtë fushatë për të ndihmuar fansat “të ndjehen të çliruar për të jetuar me besim në trupat e tyre”.

Shkoni poshtë për të parë se si ato prezantuan koleksionin:

/Telegrafi/