Një fotoreporter mund të humbte syrin pasi u godit në fytyrë nga një bombolë gazi gjatë protestave të dhunshme në Francë.

Fotografitë tregojnë se gazetari i agjencisë turke të shtypit Anadolu, Mustafa Yalgin është i mbuluar me fashë, me gjak që i del nga syri, transmeton Telegrafi.


Maska e tij e fytyrës u copëtua nga një bombolë gazi lotsjellës e nisur nga policia franceze gjatë një demonstrate dje.

Ai u dërgua në një spital aty pranë, me reporterë në vendngjarje që pretendojnë se ka të ngjarë që ai do të humbasë syrin si rezultat i goditjes. /Telegrafi/

PRI 106092112

PRI 106092121

PRI 106237409

PRI 106239455 e1575624093732