LAJMI I FUNDIT:

Fotoja nga Biblioteka e Kongresit, kur në Elbasan mësohej anglisht

Fotoja nga Biblioteka e Kongresit, kur në Elbasan mësohej anglisht

Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ka publikuar një foto nga një orë mësimi e gjuhës angleze në një klasë në mjedis të hapur në Elbasan.

Fotoja e marrë nga Biblioteka e kongresit tregon zonjushën Marion Echternach nga Strasburgu i Pensilvanisë, e cila u mësonte anglisht këtij grupi fëmijësh.


“Ata ishin aq të interesuar sa nuk kishte asnjë prapësi gjatë orës së mësimit”, thuhet në tekstin që shoqëron foton. /Telegrafi/