LAJMI I FUNDIT:

Fotografitë nga ajri shfaqin Hiroshimën para dhe pas lëshimit të bombës atomike në 1945

Fotografitë nga ajri shfaqin Hiroshimën para dhe pas lëshimit të bombës atomike në 1945

Rreth orës 8:15 të mëngjesit të 6 gushtit 1945, një aeroplan bombardues B-29 i modifikuar i ashtuquajtur “Enola Gay” sipas emrit të nënës së pilotit të aeroplanit, e lëshoi bombën atomike “Little Boy” nga rreth 600 metra mbi qytetin japonez të Hiroshima-s.

Qyteti u zgjidh si shënjestër e parë e bombës atomike për shkak se kishte rëndësi të madhe ushtarake dhe industriale në përpjekjet e luftës për Japoninë.


Sipas ekspertëve, dizajni i qytetit të Hiroshima-s gjithashtu ishte faktor kyç në përzgjedhjen e saj, teksa historiani Alex Wellerstein tha se lëshimi i bombës atje do të thoshte se qyteti do të shkatërrohej pothuajse tërësisht”, përcjell Telegrafi.

Imazhet para dhe pas hedhjes së Bombës Atomike “Little Boy”

Ai shpjegon se forcat aleate dëshironin që të demonstronin fuqinë e bombës atomike në mënyrë që ta detyrojnë Japoninë që të dorëzohet, dhe gjithashtu duke i treguar botës ndikimin e tmerrshëm që ato bomba do ta shkaktonin nëse do të hidheshin nga të tjerët.

Shpërthimi i bombës shkatërroi afro 13 kilometra katror të qytetit, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz, dhe mijëra të tjerë që nuk vdiqën nga shpërthimi nuklear por që më vonë vdiqën nga ekspozimi ndaj rrezatimit.

Fotot nga ajri të cilat u bënë para dhe pas hedhjes së bombës tregojnë shkatërrimin e plotë të qytetit.

Një imazh i qytetit i mbushur me ndërtesa zëvendësohet me një imazh tjetër ku qyteti shihet si një shkretëtirë dhe djerrinë ku toka ka motive të zbehta dhe të vogla të cilat tregojnë se ku ndodheshin rrugët dhe ndërtesat para hedhjes së bombës.

Struktura e Genbaku Dome

Struktura e vetme që kishte mbetur nga rrezja e shpërthimit ishte Genbaku Dome, dhe struktura e ndërtesës kishte mbijetuar pasi ishte pothuajse drejtpërdrejt nën nivelin e shpërthimit të bombës. /Telegrafi/