LAJMI I FUNDIT:

Fotografinë e adoleshenteve do ta shikoni disa herë shkaku i sfondit të çuditshëm (Foto)

Fotografinë e adoleshenteve do ta shikoni disa herë shkaku i sfondit të çuditshëm (Foto)

Është hedhur në internet një fotografi e pazakontë, ku shihen katër adoleshente që pozojnë të buzëqeshura.

Por, nuk janë ato që bien në sy në këtë imazh, por meshkujt që ndodhen në sfond, të cilët kanë kokë plotësisht të njëjtë, transmeton Telegrafi.

Kalimtarët me koka të njëjta

“Mu desh kohë e gjatë të kuptojë çfarë po ndodhë këtu”, ka shkruar personi që e postoi atë, ndërsa të tjerët janë shprehur po aq të hutuar.


“Nuk bëhet fjalë për format trupore të biondinës, por kalimtarët pas që janë krejtësisht të njëjtë”, është komenti që e shoqëron rastin.

Kjo shihet që është një fotomontazh, por që është pëlqyer shumë dhe shpërndarë në rrjetin social. /Telegrafi/