Fotografia mediale e kosovarit
Qeveria e Kosovës duhet të qëndrojë larg zhvillimit ekonomik të Kosovës. Duhet të ndodhë privatizimi i PTK-së, KEK-ut, Aeroportit të Prishtinës dhe e çdo ndërmarrje tjetër përfituese, sepse kështu funksionon demokracia. Ata që janë kundër, ata janë socialistë, marksistë, leninistë dhe antidemokrat. Kosova duhet të ketë Qeveri me duar të pastra. Kosova duhet të themelojë Qeverinë e vet para datës 17 shkurt 2011.
Këto janë citate të përafërta të një diplomati amerikan në Kosovë, i cili e ushtron detyrën e ambasadorit të SHBA-vë në Prishtinë.
Hoze Maurinjo është njëri ndër trajnerët më të mirë të futbollit, i cili udhëheqë njërin ndër ekipet më të mira futbollistike në planetë, Real Madrid. Por, as ky nuk e ka lirinë e veprimit, e lerë më të vendimmarrjes. Por, për kosovarët, ekipi më i mirë në botë është Barcelona dhe arsye për këtë ata e japin që ky ekip na qenka prej katatonie, dhe se, sipas tyre, kjo pjesë po i përngjaka Kosovës. Por, a iu shkon ndërmend kosovarëve të mi që kjo pjesë mund t’i ngjajë edhe pjesës veriore të Mitrovicës?
Ose, nëse i pyet kosovarët, të gjithë të thonë që kanali televiziv-informativ,Top Channel, është kanal i Edi Ramës dhe i partisë së tij. Por, kur po të njëjtit kosovarë i pyet se i kujt është Televizioni Shqiptar (TVSH), Klani, 24 News, Alsat dhe gati krejt kanalet e tjera televizive-informative, si dhe gazetat ditore, ata heshtin, nuk kanë përgjigje.
Dua të them, kur flet për rrjedhat e përgjithshme në Kosovë, në fakt, flet për mediat. Mediat në Kosovë kanë arritur që secilit kosovar veç e veç t’ia instalojnë një fotografi mediale në trurin e tyre. Çdo gjë që nuk përputhet me këtë fotografi, ata e mohojnë, nuk e pranojnë, e hedhin, e shajnë e përbuzin, pra kanë qëndrim kundër. Instalimi i kësaj fotografie mediale në trurin e kosovarit nuk ka qenë punë e lehtë. Kjo punë ka qenë detyrë në vazhdim tash e dhjetë (10) vjet. Këtë detyrë e kanë pasur të tria kanalet televizive, RTV21, KTV dhe RTK. Po ashtu, këtë detyrë e patën edhe gazetat.
Pra, ideja e njëjtë është shpërndarë tek të gjithë, pak a shumë në masë të njëjtë. Konkretisht, partitë politike në Kosovë dallojnë për nga emërtimi dhe anëtarësia, por idetë e tyre janë të njëjta. Nëse e vrojton një emision televiziv ku të pranishëm janë PDK, LDK, AAK si dhe AKR e LDD, atëherë të ndryshme do të jenë vetëm emërtimet partiake, por ideja për të cilën flasin ata është e njëjtë, por e ndarë në disa pjesë, nëpër parti politike.
E njëjta vlen edhe për analistët medial ose publicistët. Mund të ndodhë që ndonjëri prej tyre të ketë qëndrim kundër Lëvizjes Vetëvendosje, ta quajë këtë Lëvizje marksiste, leniniste e çka po di unë. Por, ideja që ofrohet nga këta lloj publicistë, që përngjajnë në agjentë të SHIK-ut, është se e mbrojnë fotografinë mediale të instaluar nëpër kokat e kosovarëve tash e dhjetë vjet. Pra, nëse nuk i përket idesë, atëherë mund të dëgjosh etiketime të tilla ose edhe emërtime të nacionalizmit e ku ta di unë.
E idetë aktuale të kosovarëve, siç po e shohim, nuk janë ide origjinale, pra që burojnë nga kosovarët, por ide të huazuara nga jashtë. Është dhënë ideja që Qeveria duhet të jetë e formuar më 17 shkurt 2011 dhe kjo punë tashmë duhet të kryhet. Është dhënë ideja që Qeveria duhet t’i ketë duart e pastra dhe kjo punë duhet të kryhet (sic!). Është dhënë ideja që PTK duhet të privatizohet dhe kjo punë duhet të kryhet. Pra, institucionet e Kosovës (Kuvendi, Qeveria, ministritë, qeveritë komunale, mediat, OJQ-të) janë institucione, në fakt, organe ekzekutuese të idesë, për ata edhe ekzistojnë. Për shembull, Kuvendi i Kosovës nuk pritet të debatojë nëse duhet ose nuk duhet të privatizohet PTK-ja dhe ndërmarrjet tjera publike, por e diskuton formën ose mënyrën më të mirë të zbatimit të idesë.
Por, puna është që zemra e demokracisë është ideja. Dhe këtu lind dhe nisë dallimi midis socializmit ose edhe komunizmit dhe demokracisë. Në demokraci ka ide. Ato lindin dhe ofrohen vazhdimisht. Zbatimi dhe rezultatet e idesë pastaj sjellin votën (pushtetin) ose jo. Ashiqare, Lëvizja Vetëvendosje ka ide tjera për zhvillimin e Kosovës, të tjera ide nga ato që i patëm tash e dhjetë vjet. E njëra ndër to është partneriteti me ndërkombëtarët, zhvillimi i bujqësisë, zhvillimi i prodhimit vendor, i shëndetësisë, arsimimit dhe i të tjerave. Përveç këtyre, Lëvizja Vetëvendosje ka ofruar edhe luftimin e korrupsionit duke konfiskuar pasurinë e përvetësuar në mënyrë të paligjshme, kur kjo pasuri e politikanëve dihet që nuk e ka bazën në rrogë. Për vete, jam i etur për ide të reja andaj e kam përkrahur Lëvizjen.
Kështu, nëse gjithçka shkon siç duhet (sic!), atëherë këto ide do të kenë rastin të paraqiten edhe në publik, nëpërmjet Kuvendit, organizmit të debateve, konferencave për shtyp dhe të tjerave. Qysh tashti jam i bindur që një pjesë e qytetarëve të Kosovës do t’i perceptojë këto ide si ide revolucionare sepse, siç e thashë, do të jenë në kundërshtim me fotografinë mediale të instaluar në kokën e secilit prej nesh.
I famshmi këngëtar, Mjakëll Xhekson, në njërën nga këngët e tij “revolucionare” thotë: “Bëje ndryshimin, nisja prej vetvetes” duke sugjeruar thyerjen e pasqyrës, pra të fotografisë mediale në kokë. Për vete, besojë që ky vend ka shpëtim, sepse ky shpëtim shtrihet tek idetë e tjera. Kështu, është koha për ide të reja. Dhe mundësisht, edhe ambasadorë të tjerë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin