LAJMI I FUNDIT:

Fotografia më e qartë e balonës kineze në ajër, piloti i aeroplanit amerikan fluturoi mbi objektin pak çaste para se ta rrëzonte dhe bëri një selfie

Fotografia më e qartë e balonës kineze në ajër, piloti i aeroplanit amerikan fluturoi mbi objektin pak çaste para se ta rrëzonte dhe bëri një selfie

Pentagoni ka publikuar një foto selfie të bërë nga një pilot në një aeroplan të Forcave Ajrore U2S Dragon Lady, që monitoronte një balonë spiune kineze teksa fluturonte mbi hapësirën ajrore të SHBA-së në fillim të këtij muaji, raporton Daily Mail.

Gjatë fluturimit të balonës, ajo ndiqej rregullisht nga aeroplanët spiun amerikan përpara se të rrëzohej mbi brigjet e Karolinës së Jugut, transmeton Telegrafi.


Para se të publikohej fotografia, CNN raportoi se “selfie ka arritur statusin legjendar” brenda Komandës së Mbrojtjes Ajrore të Amerikës Veriore, SHBA-Kanada dhe Pentagonit.

Fotografia tregon hijen e hedhur nga avioni U2 mbi majën e sipërfaqes së balonës. Zyrtarët thanë se aeroplani spiun arriti një lartësi prej 18 deri në 21 kilometra gjatë misionit të tij.

Sipas një raporti të The Drive, U2S Dragon Lady është aeroplani i vetëm në arsenalin amerikan që mund të arrijë lartësinë e nevojshme për të bërë një foto mbi balonë.

Marina, rojet bregdetare dhe personeli i FBI-së besohet se kanë mbledhur të gjitha mbetjet e balonës nga oqeani, i cili përfshinte pajisje kyçe nga ngarkesa që mund të zbulonin se çfarë informacioni ishte në gjendje të mblidhte dhe monitoronte. /Telegrafi/