Një foto e një bojleri nga Kroacia është bërë virale në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta dhe kureshtje te përdoruesit.

Pamja është publikuar në një faqe rajonale në Facebook, ku mblidhen punëtorë ndërtimi dhe dashamirës të punëve të “baushtellës”.


Ajo është shpërndarë me shpejtësi, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda një kohe të shkurtër, shkruan index.hr.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mënyra e pazakontë e vendosjes së bojlerit, e cila ka nxitur diskutime dhe teori të ndryshme mes përdoruesve për mënyrën se si është realizuar një zgjidhje e tillë teknike.

Ndërsa disa e kanë parë si një improvizim të zgjuar, të tjerë kanë ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe funksionalitetin e saj.

Fotografia vazhdon të qarkullojë në rrjet, duke u kthyer në një nga postimet më të komentuara në komunitetet online të rajonit. /Telegrafi/