LAJMI I FUNDIT:

Fotografia e Leon Arifit dhe Nina Maliqit shfaqet në ekranin gjigant të Times Square-it në New York

Fotografia e Leon Arifit dhe Nina Maliqit shfaqet në ekranin gjigant të Times Square-it në New York

Padyshim që fëmijët më Sindromen Down, por edhe ata me Autizëm janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe duhet të trajtohen si të tillë.

E është pikërisht fotoja e Leon Arifit e cila u shfaq në ekranin gjigant të Times Square të New York-ut.


E gjitha kjo falë nismës së Fjolla Rracit e cila njëkohësisht është edhe zëri i fëmijëve të cilët janë të prekur me Sindromen Down dhe ata autik.

Fotografia e cila u shfaq ne Times Square në Amerikë, ishte e Leonit së bashku me Fjollën të buzëqeshur. E ajo buzëqeshje ua ka marrë zemrat mijëra njerëzve që e kanë parë atë.

E këtë lajm e ka ndarë vetë Fjolla në rrjetin e saj social ne Facebook duke shkruar se kjo fotografi e ka zbukuruar qytetin e New York-ut.

Fotot e djaloshit nga Kosova me sindromën Down do të shfaqen në "Time Square" në New York
Lexo po ashtu Fotot e djaloshit nga Kosova me sindromën Down do të shfaqen në "Time Square" në New York

“Leon, kjo foto osht ba n’shkolle, aty ku çdo dite t’lume tu t’msu ty une kam msu prej teje! Sot e ke hijeshu New York-un e mu ma ki hijeshu jeten vite ma pare!! Shtese: Sahere flasim n’telefon t’lutna mos me m’harru, sot po t’lutna prap”, ka shkruar Rracaj.

Përveç kësaj në sheshin gjigant të New York- ut dhe në ekranet më të famshme në botë është shfaqur edhe vogëlushja tjetër nga Kosova, Nina Maliqi.

Ndërkaq, lajmin e bëri të ditur sociologu Roland Peraj.

“Nina, superloçka prej Kosove n’ekranin e Time Squere në New Yourk. Çfarë krenarie”, ka shkruar Peraj.

Mirëpo nuk është kjo fotografia e parë e një fëmiu me Sindromën Down nga Kosova që shfaqet në njërin prej ekraneve të Times Square-it.

Vite më parë, saktësisht më 2019, ishte pikërisht foto e Ben Godenit  djaloshit kosovar po ashtu me Sindromën Down, e cila u shfaq për herë të parë në këtë shesh. /Telegrafi/