Një fotografi e fuqishme e një fotoreporteri të Reuters e bërë në Kabul është përhapur në media dhe media sociale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fotografia është bërë të martën në një protestë nga gratë e guximshme afgane kundër qeverisë së re talebane, e cila nuk ka gra apo pjesëtarë të pakicave fetare.
Gruaja ndaj së cilës talebanët drejtuan një pushkë të prodhuar nga Amerika ishte “e armatosur” vetëm me një shishe ujë.
Ndonëse nuk dihet se kush është kjo grua e guximshme, shumë në mediat sociale shprehën admirim për gruan e guximshme të paarmatosur.
Ajo, së bashku me protestuesit e tjerë, kundërshtuan një militant të armatosur, një anëtar i një grupi islamik, i cili po shkel pa mëshirë të drejtat e grave në Afganistan.
Ndryshe, talebanët kanë filluar formimin e qeverisë së re në Afganistan. Megjithatë, disa persona që do të marrin poste të ministrave, kërkohen nga qeveria amerikane – madje për ta janë ofruar shuma të majme për kapjen e tyre.
Qeverinë do ta udhëheq Mulla Mohamed Hasan Akund, kurse ndihmës i tij do të jetë Abdul Gani Baradar.
Ndërkohë një grua ka publikuar disa pamje ku thuhet se ishin mbyllur në bodrumin e një banke për t’i parandaluar që të merrnin pjesë në protestat në Kabul.
Protestuesit e furishëm dolën në rrugët e kryeqytetit të martën pasi udhëheqësi i rezistencës anti-talebane bëri thirrje për një “kryengritje kombëtare” kundër grupit militant një ditë më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet