LAJMI I FUNDIT:

Fotografi të mahnitshme: Arinjtë “peshkojnë” për salmon në lumenjtë e Alaskës

Fotografi të mahnitshme: Arinjtë “peshkojnë” për salmon në lumenjtë e Alaskës

Kur bëhet fjalë për peshkimin e salmonit, arinjtë e murrmë në Alaskë kanë përsosur një metodë të veçantë për kapjen e tyre që përfshin qëndrimin në buzë të një ujëvare dhe kapjen e peshkut ndërsa salmonët tentojnë të notojnë në drejtimin e kundërt të rrjedhës të lumit.

Nick Dale, një fotograf i botës së egër, e pati mundësinë që vjen një herë në jetë në Brooks Falls të Alaskas. Me aparatin e tij Nikon D800, ai arriti që ta kap momentin dhe e ndau me LatestSightings.com.


Pavarësisht se kaloi një javë në Brooks Falls gjatë “integrimit” vjetorë të salmonit, Dale ishte në gjendje të bënte vetëm dy fotografi që plotësuan pritshmëritë e tij. Përvoja nuk ishte pa vështirësi, sepse vera në Alaskë ishte e ftohtë dhe me shi, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Kushtet e vështira të fotografimit nuk e bënë më të thjeshtë kapjen e fotografisë ideale. Unë pata sukses në kapjen e dy fotove identike. Ariu i murrmë po priste mundësinë ideale për të kapur një salmon në ajër ndërsa qëndronte në ujë të cekët. Një “klikim” i butonit ishte gjithçka që duhej për të kapur skenën”, deklaroi ai.

Salmonët që lëvizin në drejtim të kundërt të rrjedhës së ujit në rrugën e tyre për t’u shumuar janë pre e arinjve të murrmë. Ky peshk ka sfida të rëndësishme në lumenjtë e Alaskës. Ata janë plotësisht të ekspozuar ndaj arinjve pasi duhet “të ngrihen” në ajër për të lëvizur në anën tjetër të lumit.

“Ngjarja ishte e mahnitshme, por ishte gjithashtu jashtëzakonisht e rrallë. Më duhej të fluturoja me një avion lundrues për në shtëpizë çdo mëngjes dhe planifikimi i udhëtimit ishte i vështirë. Por nëse keni fatin të shkoni, rekomandimi im është ‘të luani llotarinë’ dhe të shpresoni për më të mirën. Një nga momentet më të pabesueshme që do të keni ndonjëherë si fotograf i kafshëve të egra është kapja e arinjve kafe në Brooks Falls duke kapur salmon,” shtoi Dale.

Peshqit si salmoni njihen për përmbajtjen e lartë të yndyrës. Kjo do të thotë që arinjtë mund të marrin sa më shumë kalori të mundshme nga një vakt që duket të jetë i vogël.

“Doja të kapja pamjen ikonike të një ariu me gojën e tij hapur, duke kapur një salmon në ajër. Por të shkrepja fotografinë nuk ishte e lehtë. Teksa shtypja butonin për shkrepjen e fotografisë, nuk mund të mos ndjeja një ndjenjë mrekullie nga madhështia e natyrës”, përfundon tregimin e tij Dale. /Telegrafi/