LAJMI I FUNDIT:

Fotografi nga bastisja në Zveçan, Policia gjeti thasë me rërë që përdoreshin për barrikada nga grupet kriminale serbe

Fotografi nga bastisja në Zveçan, Policia gjeti thasë me rërë që përdoreshin për barrikada nga grupet kriminale serbe

Policia e Kosovës sot ka gjetur dhjetëra thasë të mbushura me rërë në një objekt publik në veri të Kosovës të cilat janë përdorur si istikame për të sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgojnë në Zveçan.

Telegrafi ka arritur të sigurojë disa fotografi nga vendi i bastisjes së këtij objekti, ku shihen thasët e mbushura me rërë.


Ndryshe, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani për Telegrafin ka thënë se Policia e Kosovës ka pranuar informacione se në një objekt publik në Komunën e Zveçanit, ka disa gjëra materiale të cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste serbe në kohën e barrikadave.

“Sot, gjatë kontrolleve që ka bërë policia ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë të mbushur me rërë që kanë qenë si istikame për të sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgojnë në Zveçan”, ka thënë Elshani.

Thasët që përdoreshin për barrikada, Elshani: Dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosura rëndë dhe planifikonin të sulmonin Policinë
Lexo po ashtu Thasët që përdoreshin për barrikada, Elshani: Dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosura rëndë dhe planifikonin të sulmonin Policinë

Tutje ai shtoi se ky objekt publik është shfrytëzuar nga pjesëtarët e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut.

“Kjo është edhe një dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosur rëndë dhe kanë pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat”, ka thënë ndër të tjera, Elshani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Kronika e Zezë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Lajme
Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Politikë
Kalo në kategori